Lajmet

Dërgoni lajme anonime me Zeit Online

Publikuar , 03 Gusht 2012
0
Dërgoni lajme anonime me Zeit Online

Zeit Online është një kuti postare digjitale, anonime me burim të hapur e krijuar për të nxitur ‘gazetarinë hulumtuese’.

Me fjalë tjera, ajo ështe një kuti postare drejt së cilës kushdo mund të dërgoj lajme në mënyrë plotësisht të fshehur dhe anonime.

Ajo që është interesante për Zeit Online është fakti se nuk është krijuar nga ndonjë programer i thjeshtë që shkruan skripte. Personat që kanë krijuar Zeit Online janë ata që janë përgjegjës për Die Zeit, gazetën më të lexuar gjermane.

Ajo njihet për të qenurit tepër liberale dhe me një prirje të fortë intelektuale (në fakt ky është një përshkrim i bërë nga Wikipedia, për të qenë transparent).

Sipas CARTA, dy janë mënyrat se si mund t’ju hyjë në punë përdoruesve Zeit Online. Së pari, keni mundësi të zgjidhni të dërgoni lajme ose të dhëna në lidhje me çfarëdo lloj teme që dëshironi dhe nëse aprovohen, ato do të publikohen në Die Zeit.

Sigurisht, që nuk ka garanci nëse shkrimi do të publikohet por gjithsesi jeni të mbrojtur duke qëndruar anonim. Së dyti, nëse nuk jeni të dhënë pas gazetarisë apo dërgimit të lajmeve nëpër gazeta, mund të merrni kodin dhe ta përdorni si të dëshironi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Chrome do të bllokojë çdo përmbajtje HTTP

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>