Ja se si

Dërgoni mesazhe nga adresa emaili anonime

Publikuar , 21 Gusht 2012
0
Dërgoni mesazhe nga adresa emaili anonime

iOS/Android: Gliph është një shërbim që gjeneron adresa anonime emaili kur ju nuk dëshironi që të zbulohet adresa juaj e vërtetë.

Aplikacioni ju mundëson të dërgoni mesazhe të enkriptuara tek përdoruesit e tjerë të Gliph ose të dërgoni dhe pranoni emaile private tek/nga një kontakt i Craiglist ose Match.com.

Kur hapni aplikacionin, në vend të një emri përdoruesi zgjidhni një “gliph”, ose një seri të simboleve që ju paraqesin ju tek përdoruesit e tjerë.

Gliph ju kërkon më pas detaje si emri dhe adresa juaj e emailit për t’u lidhur me gliph-in tuaj, por nëse dëshironi të qëndroni anonim, mund të mos i plotësoni. Prej këtu mund të dërgoni mesazhe të enkriptuara tek përdoruesit e tjerë të Gliph – gjithçka që ju duhet është gliph-i i tyre.

Nëse dëshironi të dërgoni emaile anonimë përmes Gliph-it, duhet të përzgjidhni një “cloak”, ose një adresë të përpiluar të rastit prapa së cilës mund të fshiheni. Sapo të përpilohet, mund të dërgoni emaile nga brendia e aplikacionit dhe çdo përgjigjje do t’ju dërgohet në adresën e shoqëruar me gliph-in tuaj. Anonimiteti juaj nuk përfundon këtu – nëse dëshironi t’i përgjigjeni mesazhit, edhe nëse është në kompjuterin tuaj desktop, mesazhi kalon përmes Gliph kështu që anonimiteti juaj ruhet.

Sigurisht, për të qëndruar anonim, ju mund të regjistroheni për të marrë një adresë emaili të re, por adresa juaj Gliph ju ofron kontroll mbi faktin se sa gjatë mund të ekzistojë adresa dhe sa informacion mund të shpaloset.

Ju merrni një “cloak” vetëm për një regjistrim, por për të marrë më tepër duhet të ftoni shokë për të përdorur shërbimin. Mesazhet e enkriptuara mes përdoruesve Gliph janë tërësisht falas.  (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët kanë infektuar 700,000 uebsajt me maluerë që vjedh Bitcoin

Tags >

email
Lajmet e fundit>