Biznes

Dështimi i Telekomit do të thotë dështim i shtetit

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Nëntor 2020
Detyre e Telekomit është që ta menaxhoj ndërmarrjen me politika të shëndosha duke rritur vlerën në vazhdimësi përmes veprimeve të duhura menaxheriale ndërsa detyrë e Qeverisë në cilësinë e aksionerit është të mbështesë Telekomin dhe të gjejë zgjidhje përmes financimit të projekteve dhe planeve konkrete për të dal nga  kriza. Dështimi i Telekomit do të thotë dështim i shtetit

Telekomi i Kosovës është vet shteti i Kosovës dhe dështimi ynë do të thotë dështim i vet shtetit.

Në javët e fundit ka pasur takime intensive mes qeverisë si aksionar të vetëm, bordit, menaxhmentit dhe përfaqësuesve të Dardafon për arritjen e marrëveshjes për shlyerjen e borxhit dhe mos bllokim të llogarive.

Javën e fundit ka pasur edhe marrëveshje gojore dhe fillim të procedurave për përpilim dhe nënshkrim të marrëveshjes ku në këto takime kanë qenë pjesë Kryeministri, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe përfaqësues të Dardafon.

Por në vend se të nënshkruhet marrëveshja, Dardafon fillimisht bllokoj llogaritë e me pas edhe zbrazi ato duke lënë kështu pa paga 2300 punëtor dhe rrezikuar në tërësi gjitha shërbimet që ofron Telekomi.

Telekomi i Kosovës fton edhe njëherë për reagim të menjëhershëm qeverinë e vendit dhe gjithë partitë politike në mënyrë që parandalojnë dështimin e vet shtetit tonë përmes dështimit të korporatës.

Me veprim e djeshëm është provokuar skajshmërisht dështimi i gjithë aparatit shtetëror ngase të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare në vend janë të lidhura me shërbimet tona dhe rënia e këtyre shërbimeve do të thotë rënie e gjithë këtye mekanizmave.

Në këtë kohë pandemie në vend se Telekomi të përkrahet ai u godit fort dhe u la pa mbrojtje institucionale që në guxon as të paramendohet një gjë e tillë.

Detyre e Telekomit është që ta menaxhoj ndërmarrjen me politika të shëndosha duke rritur vlerën në vazhdimësi përmes veprimeve të duhura menaxheriale ndërsa detyrë e Qeverisë në cilësinë e aksionerit është të mbështesë Telekomin dhe të gjejë zgjidhje përmes financimit të projekteve dhe planeve konkrete për të dal nga kriza.

Bordi dhe menaxhmenti ka më shumë se tre muaj që kanë dorëzuar në qeveri Planin Emergjent për Rimëkëmbjen e Telekomit dhe janë në pritje të hapave konkret për ta filluar zbatimi e këtij plani, ndërsa që veprimi i djeshëm ka paralizuar në tërësi gjithçka.

LEXO EDHE:  Apple ka refuzuar 1 milionë aplikacioneve hyrjen në App Store