Biznes

Dështojnë bisedimet për rikthimin e rrjetit social Linkedin në Rusi

Publikuar , 07 Mars 2017
0
Diskutimet mes Linkedin dhe autoriteteve Ruse për rikthimin e qasjes në rrjetin social në këtë vend dështuan bëri të ditur Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike. Dështojnë bisedimet për rikthimin e rrjetit social Linkedin në Rusi Photo Source: Reuters

Rusia bllokoi qasjen në uebsajtin e Linkedin vitin e kaluar me arsyetimin e rrjeti social ka abuzuar me ligjet lokale duke ruajtur të dhënat e përdoruesve jashtë Rusisë.

Linkedin dhe Roskomnadzor thanë se po kërkonin një zgjidhje ndërsa ditën e sotme u mësua se diskutimet kishin qenë të pasuksesshme.

Roskomnadzor tha se Linkedin kishte refuzuar të rikthente të dhënat personale të qytetarëve Rusë në Rusi.

Nga ana tjetër Linkedin premtoi rikthimin e uebsajtit në Rusi në të ardhmen dhe se gjuha Ruse do të vijojë të jetë e disponueshme në rrjetin social. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Navigimi me kamër në Google Maps i disponueshëm vetëm për disa prej jush

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>