Blog

Dështon misioni hapësinor në Hënë i Izraelit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Prill 2019
0
Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë. Dështon misioni hapësinor në Hënë i Izraelit

Anija e parë hapësinore me financim privat është shkatërruar pasi u përplas në sipërfaqen e Hënën.

Arsye për rrëzimin e saj ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulët butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente.

Foto e shkrepur nga anija hapësinore Beresheet
Foto e shkrepur nga anija hapësinore Beresheet

Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë.

“Ne nuk ia dolëm, por patjetër u përpoqëm”, tha iniciatori i projektit, Morris Kahn.

Beresheet, ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jofitimprurëse izraelite e financuar privatisht dhe Industrive hapësinore të Izraelit. /Radio Evropa e Lirë

LEXO EDHE:  Smartfonët më të mirë që mund të blini nën 300 dollarë

Lajmet e fundit>