Biznes

Dështon përpjekja e Nvidia për blerjen e ARM

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2022
Dështon përpjekja e Nvidia për blerjen e ARM

Nvidia ka braktisur planet për të blerë ARM, kompaninë Britanike të licencimit të teknologjisë së çipeve përdorur sot në pjesën më të madhe të smartfonëve.

Marrëveshja dështoi ditën e Hënë, një vit e gjysmë pasi Nvidia zbuloi planet për ta blerë ARM për 40 miliardë dollarë.

Bazuar në vlerën aktuale të aksioneve, marrëveshja do të kishte kapur vlerën 60 miliardë dollarë nëse do të kishte vijuar sot.

Planet për blerjen e ARM u përballen me kundërshti të forta që nga fillimi. Konsumatorët e ARM si Qualcomm dhe Microsoft kundërshtuan duke thënë se Nvidia do të pengonte licencimin e dizajnëve të çipeve të ARM.

Blerja do të kishte qenë më e madhja në industrinë e çipeve ndërsa më vonë u kundërshtua edhe nga autoritetet Britanike. Këta të fundit besonin se marrëveshja do të kishte impakt negativ në çmime dhe cilësi.

Komisioni Federal Tregtar në SHBA tha se do të çonte marrëveshjen në gjykatë dhe të kërkonte bllokimin e saj. Nvidia në mënyrë të vazhdueshme kishte thënë se modeli i biznesit të ARM do të mbetej i pandryshuar e madje propozoi një entitet më vete të licencimit të dizajnëve të çipeve por që nuk mjaftoi.

Si pjesë e dështimit të marrëveshjes, Softbank do të marrë 1.25 miliardë dollarë dëmshpërblim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SpaceX lançon satelitin e NASA për vëzhgimin e vrimave të zeza