Biznes

Dështon plani për një taksë dixhitale brenda Bashkimit Evropian

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Mars 2019
0
Aplikimi i taksave globale ka qenë një prej temave globale më të debatuara prej vitesh dhe asnjëherë nuk është gjetur një akord për shkak se interesat kombëtare të vendeve ndryshojnë. Dështon plani për një taksë dixhitale brenda Bashkimit Evropian

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian hodhën poshtë planin për të prezantuar një taksë dixhitale për kompanitë e internetit që gjenerojnë të ardhura në mesin e 28 vendeve anëtare.

Megjithatë ranë dakord të punonin për një reformë globale për taksimin e kompanive të internetit sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Lëvizja me shumë gjasa do të mirërpritet nga gjigandët e teknologjisë si Alphabet Google dhe Facebook.

“Një numër delegatësh kanë kundërshti fundamentale,” tha presidenca Rumune e Bashkimit Evropian përpara se ministrat të takohen më 12 Mars.

Takimi është parë si mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje për një taksë dixhitale. Ministrat pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket një reforme taksative globale përgatitur nga OECD.

Aplikimi i taksave globale ka qenë një prej temave globale më të debatuara prej vitesh dhe asnjëherë nuk është gjetur një akord për shkak se interesat kombëtare të vendeve ndryshojnë.

Sipas planit të Komisionit Evropian vitin e kaluar, kompanitë e madha do të paguanin taksë dixhitale 3% të të ardhurave.

Reformat taksative duhet të mbështeten nga 28 vendet anëtare përpara se të aprovohen por Irlanda dhe vendet Skandinave u shprehën kundër. Vende të tjera ishin skeptike.

Në përpjekje për të shpëtuar planin, Franca u përpoq të tërhiqte mbështetjen e Gjermanisë por nuk arriti dot. Me dështimin e saj Franca, Italia dhe Spanja kanë filluar të implementojnë taksa dixhitale në nivele kombëtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 7 do ti mungojë një teknologji e cila është shndërruar në standard

Lajmet e fundit>