Lajmet

Dështon privatizimi i PTK-së, procesi nis nga fillim

Publikuar , 17 Tetor 2011
0
Dështon privatizimi i PTK-së, procesi nis nga fillim

Këto komente ministri Beqaj i bëri sot gjatë një konference për media ku bëri publike vendimin e KQP-së, duke vlerësuar se vendimi është konform interesave të qytetarëve dhe interesave ekonomike të vendit.

“Gjatë kësaj kohe, Qeveria i ka kryer të gjitha obligimet e veta. Ka bërë raportin e ekzaminimit financiar e ligjor, ekzaminim teknik dhe  të biznesit, ka bërë raport për çështjet rregullatore në Kosovë ka marrë vendim për ndarjen e Postës e cila në mënyrë specifike përcakton se cilat asete mbesin Postës dhe cilat investitorëve privatë” tha Beqaj. Ai tha se janë hartuar te gjitha dokumentet e nevojshme për ketë proces, siç janë memorandumi informues, udhëzimet për tender, kontrata e shitblerjes dhe statusi i ardhshëm i kompanisë së re.

Me qëllim të rritjes së vlerës së transaksionit në bashkëpunim me ART-në është marrë vendimi në Qeveri për dhënien e brezit të frekuencave 1800 Mhz, tha ministri Beqaj.

Beqaj tha se vendimi në fjalë është marrë pasi Qeveria u dha kompanive edhe një mundësi të dytë për parakualifikim, mirëpo pasi në garë mbeti vetëm një kompani e interesuar për ta vazhduar këtë proces, në frymën e marrjes së vendimeve që kërkojnë proces konkurrues Komisioni Qeveritar për privatizimin e PTK-së ka marrë vendim ta shpall të mbyllur këtë proces dhe të nis përgatitjet për proces të ri. Ministri Beqaj tha se vendimi është i përgjegjshëm dhe i ka marrë parasysh interesin shtetëror dhe interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Vendimi është marrë konform kompetencave kushtetuese për të ruajtur astetet dhe për të mos shkuar në privatizim me çdo kusht. Vendimi që kemi marrë është vendim i cili nuk lejon transaksione të cilat nuk janë në harmoni me standarde ndërkombëtare”, tha ministri

LEXO EDHE:  WhatsApp ka një funksion të ri që do ta dashuroni

Beqaj ka hedhur poshtë pretendimet se nisja e procesit të ri i shkakton humbje financiare buxhetit të vendit, duke sqaruar se të gjitha dokumentet e përgatitura deri më tani në këtë proces do të jetë të vlefshme edhe për procesin e ri që do të nis menjëherë. /ekonomisti.com

Lajmet e fundit>