Biznes

Desktop biznesi: Çfarë të kërkosh te kompjuteri yt?

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Desktop biznesi: Çfarë të kërkosh te kompjuteri yt?

Blerja e një kompjuteri desktop për biznesin mund t’ju duket një proces i thjeshtë, por zgjedhja e konfi gurimit ideal kërkon dije dhe vendime të rëndësishme. Për t’ju ndihmuar të vendosni se cilat opsione janë të domosdoshme dhe cilat mund t’i anashkaloni, kemi bërë një listë.

OS: XP TASH PËR TASH Ta pranojmë; pasi shumë individë dhe biznese kanë pasur disa probleme serioze me Windows Vista qww shpesh nuk ka punuar në mënyrë të kënaqshme, në mënyrë serioze dhe tww shpejtë, besoj se do të pranoni me kwwnaqësi mundësinë e kalimit në kompjuter të ri me XP. Pasi shumica e bizneseve nuk janë standardizuar akoma me Vista, mund të kini probleme të përshtatjes me bashkëpunëtorët apo me kompanitë që bashkëpunoni. Kur blini një kompjuter me mundësi të downgrade në XP, faktikisht blini Vista, por merrni njww XP falas. Keni një disk Vista të cilin mund ta përdorni më vonë për të kaluar në version më të ri. Nëse blini një Vista Business, shitësit e PC me modelet që përkrahin këtë opsion nuk do të shtojnë tarifa shtesë. Nëse blini ndonjë version më të lirë të Vista, do të duhet të paguani një tarifë, ndryshe mundësia që të kaloni në XP nuk ekziston. Vendimi ynë: Blini një kompjuter me Vista Business i cili vjen me Windows XP të parainstaluar dhe me Vista në disk, të cilin mund ta instaloni kur të jeni gati.

EKRAN LCD MË TË MADH Mund të blini një ekran LCD 30-inç nga disa prodhues të ndryshëm të PC-ve dhe një dual-link DVI që duhet për të përkrahur një nga këto pajisje të mëdha, të përfshirë në koston e sistemit. Por nëse ju duhet të lidhni dy apo më shumë monitorë, do t’ju duhet të paguani një shtesë për një kartë video më të fortë, e cila zakonisht kushton rreth 400$, por mund të arrijë deri në mijëra dollarë, për kartat më të forta. Vendimi ynë: Nëse ju duhen për punën tuaj dy ose më shumë monitorë LCD, sigurohuni që karta grafi ke që blini ka mjaft fuqi për të punuar me ta.

LEXO EDHE:  Një përplasje mes dy kompanive të prodhimit të çipeve kërcënon shitjet e telefonit më popullor në botë

HARDDISQE DHE RAID Me çmime shumë të ulëta për megabyte për disqet, RAID (redundant array of inexpensive disks) ofrojnë një numër opsionesh për të përmirësuar shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë në një PC desktop, i cili ka së paku dy porte për harddisqe. Për t’u përshtatur me RAID, zgjidhni dy shënjestra, një për të dhëna të tepërta, shpejtësi dhe qëndrueshmëri dhe tjetrin për hapësirë të mjaftueshme e që dëshironi ta keni në dispozicion. RAID 1 pasqyron të gjitha të dhënat, duke shkruar të dhënat e njëjta në secilin nga dy disqet në të njëjtën kohë, duke bërë shtresa me blloqe për të ofruar më shumë shpejtësi nga sistemi i transferit të të dhënave në hard-disk. Mundësia e tretë, RAID 5, ndanë të dhënat dhe informatat për ndreqjen e gabimeve përmes tre apo më shumë disqeve; nëse ndonjë nga këto disqe dështon apo vdes, të tjerët mund të rikonstruktojnë detajet që mungojnë. Në këtë proces humbni shumë më pak hapësirë se sa që do të humbnit me një proces të thjeshtë pasqyrimi të të dhënave. Vendimi ynë: Mund të kombinonin RAID 0 dhe RAID 1, e cila ju ofron performancë dhe backup, por RAID 5 shihet si një zgjedhje superiore edhe pse është më e shtrenjtë.

GARANCITË: Garancitë janë procese të komplikuara, mund të harxhoni qindra dollarë shtesë për një shërbim “24-orë në ditë pune”, por kini kujdes për atë që po blini. Shërbimet e tilla nuk ofrojnë gjithmonë garanci që të mund të kthejnë në gjendje pune sistemin brenda 24 orësh, pas prishjes.Nëse keni një problem që nuk mund ta riparojë tekniku juaj lokal (të themi ndoshta nuk ka pjesë rezervë) do të shpenzoni edhe një ditë ose dy, e ndoshta një fundjavë të tërë. Vendimi ynë: Kuptoni saktësisht se çka ofron secila mundësi e garancisë në praktikë dhe pyetni në zonën tuaj nëse teknikët e riparimit mund të riparojnë modelet e pjesëve që do të blini.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

PAKO PËR AVANCIM Edhe me specifikimet e një kompjuteri të ri, mundësitë janë që do të doni ta avanconi atë në të ardhmen. Me disqe me terabajt hapësirë, që mund t’i blini sot për 300$, mund të dëshironi që vitin e ardhshëm të blini një disk 1.5TB, apo të kaloni nga 4GB RAM në 16GB në vitin 2010. Vendimi ynë: Sigurohuni që mund t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve rreth desktopit që do të blini:

• Sa është maksimumi i vlerës totale të memories RAM që përkrahet nga kompjuteri dhe në çfarë konfi guracioni? (Si udhëzim, 32 GB i ndarë në tetë slote nuk është e pazakonshme)
• Sa porte për harddisqe të brendshme janë të vendosura (Sigurohuni që keni mjaft hapësirë për të gjithë skenarët me harddisqe. Disa konfiguracione RAID 5 kërkojnë katër ose më shumë disqe).
• Çfarë masash sigurie ka njësia qendrore? (Mbulues portesh, dry me çelës, dhe slote me dry, janë opsione që ja vlen të merren parasysh.) Për të lexuar më shumë rreth zgjedhjes së një kompjuteri për biznes shkoni tek find.pcworld.com/61247.

Lajmet e fundit>