Harduer

Detaje mbi iPhone-n e ri

Publikuar , 09 Gusht 2012
0
Detaje mbi iPhone-n e ri

Do të përmbajë një kabllo 9-pinësh si dhe pesë rreshta me aplikacione në Home Screen. Këto janë zbulimet e fundit për iOS 6 dhe iPhone 5.

Të dyja këto detaje u zbuluan për zhvilluesit në versionin beta të iOS 6.

Sipas 9to5Mac, versioni i ri do të ketë ekran më të gjatë dhe thuhet se ekrani do të ketë rezolucion prej 640 x 1136.

Rezultati i këtij ndryshimi janë pesë rreshta me aplikacione. Faqja shkruan gjithashtu se lidhja e kabllit prej 30-pin, tashmë do të jetë 9-pin.

Me këtë ndryshim do të jetë e pamundur të përdoren kufjet apo karikuesit ekzistues pa një adaptues të jashtëm, i cili pritet të hidhet në treg edhe nga Apple.

Në iOS 6 versioni beta thuhet se Apple do të heqë aplikacionin e YouTube si dhe do të zëvendësojë Google Maps me aplikacionin e vet të hartave.

Vazhdojnë thashëthemet se iPhone 5 do të publikohet në 12 shtator në San Francisco.

Poashtu, pritet që smartfoni të ketë dizajn më të mirë se paraardhësit e tij, procesor më të shpejt dhe lidhje LTE. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta Super Mario i vërtetë

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>