Harduer

Detaje të reja nga NEX-7

Publikuar , 13 Maj 2010
0
Detaje të reja nga NEX-7

EOSHD.com ka dëgjuar nga disa burime që kanë sinjalizuar për specifikat e NEX-3 dhe NEX-5, dhe më pas kanë publikuar disa detaje mjaft interesante rreth NEX-7, i cili duket se do të paraqitet në treg në fund të këtij viti.

Me NEX-3 dhe NEX-5, që kanë aftësi për të incizuar video në format 720p, NEX-7 do të jetë sipas të gjitha gjasave i aftë për incizim në format 1080p, me 60 fps, apo 720 me 120 fps.

Gjithashtu ai do të ketë stabilizim të integruar në trup, dhe do të përdor kodeksin AVCHD siç është parë edhe tek dy modelet e mëhershme NEX.

EOSHD.com veçse ka vendosur NEX-7 kokë më kokë me modelin e ardhshëm GH2 “Micrro four-thirds” të Panasonic, ku që të dy thuhet se do të shpalosen për herë të parë në Photokina në shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Ja pse ora inteligjente që dëshironi të blini duhet të jetë Apple Watch

Lajmet e fundit>