Harduer

Detaje të reja rreth tabletit, Dell Streak

Publikuar , 25 Maj 2010
0
Detaje të reja rreth tabletit, Dell Streak

Përveç kësaj, pajisja pritet të ofrojë opsione të integruar si Wi-FI, 3G, Bluetooth, një kamerë të rezolucionit të lartë 5 megapikselëshe me dual LED, kamerë frontale VGA dhe bateri që mund të largohet.

Streak gjithashtu do të ketë funksion të integruar për Google Maps, me navigim kthesë pas kthese, shikime satelitore rrugore, e gjithashtu edhe përkrahjen për një numër shërbimesh si Twitter, Facebook dhe YouTube.

“Dell STreak ka një ekran 5 inçësh që është ideal për përjetimin e mijëra widgets, lojërave dhe aplikacioneve të Android” tha Ron Garriques, president pranë Dell Communications Solutions Group.

“Wi-Fi të integruar, Bluetooth dhe lidhje 3G janë gjëra që lehtësojnë qasjen për shkarkim dhe dëgjim të muzikës, përditësimin e statusit në rrjete sociale dhe për të qëndruar në lidhje me miqtë dhe familjen tuaj përmes e-mail, IM, tekst dhe video thirrjeve. Përdoruesit mund të ruajnë deri në 42 filma apo 32.000 fotografi, apo 16.000 këngë në kartelën 32 GB microSD”.

Dell Streak do të paraqitet në treg në fillim të qershorit, në Britaninë e Madhe në dyqanet e O2, ndërsa në SHBA do të duhej të paraqitet më vonë gjatë verës.

LEXO EDHE:  Arsyeja pse telefonët OnePlus nuk kanë teknologjinë e karikimit wireless

Lajmet e fundit>