Softuer

Detaje të reja rreth Fifa 11

Publikuar , 24 Korrik 2010
0
Detaje të reja rreth Fifa 11

Me Personality+ aftësitë e një futbollisti në fushë pasqyrohen në mënyrë origjinale në lojë, duke krijuar në këtë formë personalitete individuale. Lojtarët do të dallohen nga njëri tjetri përmes një databaze të sofistikuar që evaluon dhe rrit gradat e secilës aftësi të lojtarëve me mbi 36 atribute dhe 57 tipare, të cilat do të kompletohen nga 1.700 zbulues (scout) anembanë botës.

Kaka i Real Madridit do të sjellë pasime të bukura dhe kreative; Andres Iniesta i Barcelonës do të ketë mundësi për depërtime më të ngushta dhe të kontrollojë më mirë driblimin përmes mbrojtjtes; Wayne Rooney i Manchester United do të mbaj të zënë mbrojtësit dhe do të sulmojë me fuqi nga distanca; dhe mbrojtës të nivelit të lartë si Giorgio Chiellini i Juventusit, do të parashikojnë dhe reagojnë ndaj lojtarëve ofansiv, për të marr sërish posedimin e topit.

Portierët gjithashtu janë injektuar me Personality+. Personaliteti në jetën reale i portierit, qoftë ai akrobatik apo tradicional, do të diktojë stilin e tij në lojë. Atributet për tu zgjatur do të përcaktojnë aftësitë e portierëve për të kapur gjuajtjet më të vështira, gjersa atributet për refleks do të pëcaktojnë kohën e reagimit, duke iu mundësuar portierëve si Peter Chech të Chelseas të shfaqin aftësi të nivelit botëror.

Përveç veçorisë Personality+, Fifa ka përpunuar edhe mënyrën e luajtjes në kuadër të lojës dhe siç duket e ka seriozisht që të vërtetojë se i ka merituar më shumë se 50 shpërblime për lojë sportive. Tani në Fifa 11 lojtarët do të gjejnë një veçori të re të quajtur Pro Passing, ku saktësia pëcaktohet nga aftësia e gejmerit për të kontrolluar joystick-un, si dhe nga aftësitë e lojtarit, situata dhe urgjenca në fushë. Përveç kësaj lojtarët do të kenë rastin të përjetojnë liri të vërtetë në ndëveprimet ball për ballë me luftime 360 shkallë për posedim të topit, të cilat transformohen në lojë fizike me lëvzije të plota 360 shkallë në joystick.

LEXO EDHE:  Apple Pay mbërrin në Gjermani

Një seri e re e veglave të përpunimeve të veçanta do t’iu mundësojnë adhuruesve që të transformojnë Fifa 11 në mënyra edhe më personale. Kaloni tek EAspotsfootball.com në Qendrën e Krijimit për të krijuar lojtarin apo ekipin tuaj, shkëmbeni ata me miqt tuaj dhe shkarkoni në konzolën tuaj. Përveç kësaj ju mund të lëshoni muzikë në lojë edhe nga libraria juaj ekzistuese.

Fifa ka mbi 30 liga origjinale të licencuara, mbi 500 ekipe të licencuara dhe mbi 15.000 lojtarë.. Veçoritë dhe inovacionet e reja do të shpalosen gjatë muajve në vazhdim.

E nëse dëshironi t’i përcillni të rejat më të fundit shikoni edhe grupin e tyre në Facebook www.facebook.com/easportsfifa ose bashkangjitjuni grupit të PCWorld Albanian në Facebook.

Lajmet e fundit>