Harduer

Detajohen të gjitha modelet e serive Galaxy S22

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Janar 2022
Ajo që bie në sy është dizajni i S22 Ultra që ngjan me një rikthim të Galaxy Note ku vihet re një hapësirë për lapsin stylus. Sistemi i kamerave të pasme nuk ka një kreshtë të ngritur dhe vihen re 4 sensorë. Detajohen të gjitha modelet e serive Galaxy S22

Një video e publikuar nga Unbox Therapy tregon disa modele ndërtimi të serive të ardhshme Galaxy S22 duke na dhënë një paraqitje të parë të dizajnit të pajisjeve.

Edhe pse videoja tashmë është hequr, është ringarkuar në kanale të tjera dhe në rrjetin social Twitter.

OnLeaks në Twitter ka publikuar video që tregojnë dizajnë të ngjashme. Tre modelet e paraqitura në videon e Unbox Therapy besohet se janë S22 Ultra, S22 Plus dhe modeli bazë S22.

Megjithatë këto emërtime mund të mos jenë përfundimtare por S22 dhe S22 Plus kanë dizajnë ngjashme. Të dy smartfonët raportohet të kenë kamera 50-megapiksel të trefishta dhe ekrane 6.1-inç dhe 6.55-inç respektivisht.

Ajo që bie në sy është dizajni i S22 Ultra që ngjan me një rikthim të Galaxy Note ku vihet re një hapësirë për lapsin stylus. Sistemi i kamerave të pasme nuk ka një kreshtë të ngritur dhe vihen re 4 sensorë.

Spekulohet se ato janë 108-megapiksel parësor, 12-megapiksel ultra-wide, 10-megapiksel 3x telefoto dhe 10-megapiksel periskop.

Foto të karikuesve 45-vat janë publikuar gjithashtu.

Nuk është e qartë data e debutimit të serive Galaxy S22, por vitin e kaluar S21 erdhi në mesin e Janarit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus konfirmon, seritë OnePlus 9 vinë më 23 Mars