Biznes

Deutsche Telekom dhe Orange i bashkohen skeptikëve të Huawei

Publikuar , 15 Dhjetor 2018
0
“Do të punojmë me partnerët tradicionalë Nokia dhe Ericsson për rrjeitn 5G,” tha gjigandi Francez Orange. Deutsche Telekom dhe Orange i bashkohen skeptikëve të Huawei

Huawei-n e presin sfida të reja në Evropë pasi gjigandi Gjerman i telekomunikacionit Deutsche Telekom dhe ai Francez Orange nuk do të përdorin teknologjinë e firmës Kineze për të ndërtuar rrjetet e tyre 5G.

Vendimi vjen pak javë pasi Huawei u bojkotua nga aleatët e Shteteve të Bashkuara me pretekstin se kompania Kineze përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Gjithashtu Deutsche Telekom vë në pikëpyetje bashkëpunimin me Huawei ndërsa filiali Amerikan T-Mobile është në tentativa për blerjen e rivalit Sprint çka kërkon miratimin e autoriteteve të konkurrencës.

Huawei nga ana tjetër thotë se shqetësimet rreth sigurisë janë të pabaza.

“Do të punojmë me partnerët tradicionalë Nokia dhe Ericsson për rrjetin 5G,” tha gjigandi Francez Orange.

Madje ekzekutivi i kompanisë tha se rrjeti ekzistues 4G i Orange në Francë ka pajisje me emrin e Nokia dhe Ericsson.

Deutsche Telekom do të rishikojë planet e saj jo vetëm në Gjermani dhe SHBA por edhe në operacionet Evropiane.

Prej vitesh ky i fundit ka operuar pajisje telekomunikacionit nga Ericsson, Nokia, Cisco dhe Huawei. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qeveria Australiane ndalon përdorimin e teknologjisë 5G të Huawei

Lajmet e fundit>