Blog

Deutsche Telekom lançon internetin 5G me shpejtësi 1Gbps për 5 qytete Gjermane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shtator 2019
0
Hamburgu dhe Leipzigu do të përfitojnë nga 5G në fund të vitit. Gjatë 2020-ës Deutsche Telekom ka premtuar të mbulojë 20 qytete Gjermane. Deutsche Telekom lançon internetin 5G me shpejtësi 1Gbps për 5 qytete Gjermane

Deutsche Telekom tha ditën e Enjte se rrjeti mobil 5G është live në pesë qytete Gjermane. Ky debutim përkon pikërisht me ditën kur hapet Panairi Teknologjik IFA në Berlin.

Lideri i tregut Gjerman pagoi 2.2 miliardë euro për frekuencat 5G dhe autoritetet sapo i kanë dhënë akses në bandën 3.6Ghz e cila do të përdoret për ofrimin e shërbimeve të para 5G.

Berlini, Munihu, Cologne, Bonn dhe Darmstadt tashmë ofrojë internet 5G me shpejtësi deri në 1Gbps, mjaftueshëm për të shkarkuar një film në pak sekonda.

Hamburgu dhe Leipzigu do të përfitojnë nga 5G në fund të vitit. Gjatë 2020-ës Deutsche Telekom ka premtuar të mbulojë 20 qytete Gjermane.

Rivali Vodafone gjithashtu ka lançuar 5G në Gjermani dhe po sfidon Deutche Telekom në çmim. IFA, panairi më i madh në botë i teknologjive konsumatorë po mbahet në një kohë kur prodhuesit smartfonëve besojnë se 5G do ti ndihmojë me shitjet në rënie.

Huawei dhe Qualcomm do të sjellin produkte 5G, ndërsa Samsung do të sjellë Galaxy Fold.

Samsung Galaxy S10 5G dhe Note 10+ 5G janë telefonët që Deutsche Telekom rekomandon për ata që duan të provojnë 5G si dhe Huawei Mate 20X 5G dhe hubin HTC 5G për internetin në shtëpi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Deutsche Telekom mund të shkrihet me telekomin Francez Orange

Lajmet e fundit>