Biznes

Deutsche Telekom raporton rritje të të ardhurave me 7% për tre-mujorin e dytë të vitit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Gusht 2019
0
Në tregun e brendshëm, Deutsche Telekom kishte të ardhura totale prej 5.39 miliard euro në tre-mujorin e dytë, me një rritje prej 1.2% nga periudha e një viti më parë, ndërsa EBITDA e rregulluar u rrit me 1.6% në 2.16 miliard euro.b Deutsche Telekom raporton rritje të të ardhurave me 7% për tre-mujorin e dytë të vitit

Deutsche Telekom ka raportuar të ardhura neto 19.66 miliard euro për tre-mujorin e dytë të vitit, një rritje prej 7.1% nga 18.37 miliard euro të tre-mujorit të vitit të kaluar.

E ardhura përpara interesave, taksave dhe amortizimit e kompanisë arriti vlerën 6.7 miliard euro në tre-mujorin e dytë të 2019, pra 20.6% më shumë se 5.56 miliard euro të një viti më parë.

Kompania e telekomunikacionit tha se fitimi neto i raportuar u rrit 90.7% nga viti në vit në 944 milion euro.

Në tregun e brendshëm, Deutsche Telekom kishte të ardhura totale prej 5.39 miliard euro në tre-mujorin e dytë, me një rritje prej 1.2% nga periudha e një viti më parë, ndërsa EBITDA e rregulluar u rrit me 1.6% në 2.16 miliard euro.b

Baza e pajtimtarëve mobilë të firmës gjermane me një rritje prej 4.2% në vit arriti në 44.83 milion në 30 Qershor 2019, nga të cilat 24.97 milion ishin klientë me pas-pagesë.

Numri i linjave të internetit me brez të gjerë u rrit me 1.5% në 13.64 milion, prej të cilave 7.91 milion ishin linja të bazuara me fibra – VDSL, vektor dhe FTTH. Qajset në TV me parapagesë u rritën me 7.3% në 3.84 milion, ndërsa linjat e rrjetit fiks ranë nga 18.99 milion në mesin e 2018, në 18.23 milion këtë vit.

T-Mobile SHBA vazhdoi të shohë rritje të shpejtë të konsumatorëve, duke rregjistruar më shumë se një milion konsumatorë shtesë për tremujorin e 25-të me rradhë.

Kompania amerikane i dha fund tremujorit të dytë 2019 me 83.05 milion pajtimtarë celularë, një rritje prej 7.8% nga një vit më parë. Numri i klientëve me pas-pagesë u rrit me 11.4% me një shifër prej 44.56 milion.

LEXO EDHE:  Volkswagen do të shesë një model konkurrent të Tesla Model 3 por 12,000 dollarë më lirë

Klientët celularë në operacionet europiane të Deutsche Telekom ranë me 6.8% në 46.47 milion, edhe pse numri i linjave të internetit me brez të gjerë dhe TV u rrit me 15.3% në 6.54 milion dhe 14.4% në 4.91 milion, respektivisht.

Të ardhurat në segmentin europian u rritën me 2.8% në 2.98 miliardë euro dhe EBITDA u rrit me 15.3% në 1.09 miliardë euro. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>