Biznes

DFC Intelligence: Lojërat për PC sjellin më shumë të hyra se sa ato për konsolla

Publikuar , 29 Prill 2014
0
DFC Intelligence: Lojërat për PC sjellin më shumë të hyra se sa ato për konsolla

2517281-9660309464-24839Sipas kompanisë që bën hulumtimin e industrisë, DFC Intelligence, lojërat për PC sjellin më tepër para se sa lojërat për konsolla.

Në një intervistë me UK PC dhe uebfaqen e teknologjisë PCR, zotëruesi i DFC Intelligence David Cole tha që dallimi i madh tani është që konsollat janë një gjë luksoze, ndërsa PC-të, në të cilët edhe mund të luhen lojëra, janë një nevojë. “Vetëm disa vite më parë, e kundërta ishte e vërtetë,” tha ai. “Kjo nënkupton që PC-të kanë audiencën më të gjerë.

Sipas raportit të publikuar së fundi nga DFC për të hyrat dhe përdorimin e lojërave për PC, MOBA është zhanri më i popullarizuar i lojërave në platformë. “Lojëra MOBA si League of Legends dhe Dota 2 kryesojnë çdo gjë tjetër sipas një rangu të rëndësishëm sa i përket përdorimit në krahasim me produktet e tjera,” tha Cole.

“Në pjesën e parë të vitit 2014 ne pamë disa shenja që ajo mund të ndryshojë me paraqitjen e titujve të rinj dhe një luajtje e shtuar e lojërave jashtë kategorisë MOBA.” Cole shtoi që popullariteti i lojërave për PC që janë pa pagesë në Evropë ka ndihmuar në rritjen e fundit.

Megjithëse është bërë ky ndryshim, Cole beson që konsollat e reja nga Sony dhe Microsoft duhet të rrisin të hyrat për lojërat për konsolla në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  YouTube Music e bën më të lehtë menaxhimin e listave të këngëve

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>