Ja se si

Dhjetë vegla që e bëjnë të shkëlqejë Windows

Publikuar , 14 Nëntor 2008
0
Dhjetë vegla që e bëjnë të shkëlqejë Windows

alt

Fshihni skedarë dhe dosje, shfaqni funksionin e tastit Insert, ndaloni lajmërimet e bezdisshme të Kaspersky dhe shtoni mbrojtjen ndaj spyware. Jeni mërzitur se kolegët po fusin hundët në kompjuterin tuaj? Unë kam dy programe falas me të cilat mund të mbyllni dosjet “sekrete” dhe t’i mbani larg syve kureshtarë. Për lexuesit që nuk ju pëlqen këshilla ime, për ç’aktivizimin e tastit Insert, ofroj një program të zgjuar për të komanduar tastet Insert, Caps Lock dhe Num Lock. Gjithashtu, kam një program falas që ju jep një shtresë të re të mbrojtjes kundër spyware kur jeni duke eksploruar në internet.

Fshihni dhe inkriptoni skedarët dhe dosjet

Problemi: Në dy kompjuterat e mi kam skedarë që përmbajnë dokumente dhe video, që dëshiroj t’i mbaj të fshehtë. A dini një mënyrë të sigurt për ta bërë këtë?
Zgjidhja: Nëse dëshironi të fshihni një apo disa dosje, përdorni Free Hide Folder (find.pcworld.com/61187). Kjo vegël që inkuadrohet në meny dhe është e mbrojtur me fjalëkalim, krijon dosje të fshehta për të mbajtur të mbrojtura të dhënat tuaja. Por nuk është plotësisht e sigurt: Directory Opus (find.pcworld.com/61189) një menaxher skedarësh i thjeshtë, i shfaqi dosjet e fshehura kur e testova programin. Nëse dikush në kompjuterin tuaj kërkon një emër skedari në dosje, apo ndonjë pjesë të emrit, si *.jpg, ata mund t’i gjejnë skedarët. Nëse dëshironi të mbani dosjet të fshehta dhe të sigurta, provoni TrueCrypt (find.pcworld.com/61190). Kjo vegël e fuqishme falas, krijon një particion të ri, të enkriptuar, të cilin do ta përdorni si çdo particion tjetër, por vetëm ju keni qasje te skedarët. Shënim: Për të shmangur humbjen e të dhënave, është e rëndësishme të lexoni udhëzuesin.

LEXO EDHE:  Ja sesi të kaloni në fazën e katërt të Fortnite Prisoner

Më shumë çmenduri me tastin Insert

Problemi: Lajm i keq, Bass. Nuk pajtohem fare me këshillat tuaja rreth tastit Insert (shikoni find.pcworld.com/61191 për detaje). Unë përdor shpesh Insert kur mbush ndonjë formular në Word, për të parandaluar që pjesa tjetër e linjës të lëvizë në të djathtë. Problemi im është me Windows.
Nuk tregon nëse jam duke shkruar tekst apo duke mbishkruar. Kështu që, a ka ndonjë mënyrë që e rregullon shfaqjen e statusit?
Zgjidhja: Shkarko DK:Keyboard Status (find.pcworld.com/61192) dhe do të shihni statusin e tasteve Insert, Caps Lock dhe Num Lock në një balon në shiritin e sistemit. Hapeni skedarin dhe zhvendoseni aplikacionin në grupin Startup. Nëse me dëshirë do të mbani tastet Caps Lock, Num Lock dhe Scroll Lock përdorni Vaasilios Num-CapsScroll Indicator (find.pcworld.com/61211). Të dy veglat janë falas.

Ç’aktivizioni lajmërimin e mërzitshëm të Kaspersky

Problemi: Unë përdor programin antivirus Kaspersky Lab, por e urrej klithmën e derrit që ai bën sa herë që e gjen ndonjë virus.
Zgjidhja: Ai zë trishtues është i çuditshëm dhe bezdisës. Mund ta ndryshoni duke shkuar tek Settings•Apperance•Advanced dhe të ç’aktivizoni çdo rresht në kolonën Sound. Një ide më e mirë është ta ndryshoni skedarin e zërit në diçka më tërheqëse. Lajmërimi im thjeshtë thotë “Uh-oh!”. Edhe ju mund ta përdorni këtë duke e shkarkuar nga fi nd.pcworld.com/61193. Tek Settings•Service pastrojeni Enable self defense, klikoni Apply dhe mbyllni Kaspersky. Pastaj shkoni tek C:\Program Files\Kaspersky Lab\Kaspersky Anti-Virus 7.0\Skin\sounds\, fshijeni skedarin Infeced.wav që ekziston aty, dhe kopjojeni skedarin e ri të shkarkuar në vendndodhjen e mësipërme. Ristartojeni Kaspersky dhe vendosni shenjën për zgjedhje në Enable self defense.

Luftoni kundër Spyware

Problemi: Unë përdor programe antivirus dhe antispyware, por ende kam hall se po infektohem nga malware. Më jepni më shumë mbrojtje!
Zgjidhja: Edhe paranojakët kanë armiq, apo jo? Unë përfitoj një mbrojtje shtesë me Javacool Spyware Blaster (find.pcworld.com/61196), një program falas i cili bllokon kontrollin e dëmshëm ActiveX. Nëse ende jeni të shqetësuar, përdorni mundësinë Try&Decide në True Image 11 (find.pcworld.com/61197) kur shfletoni në internet. Vepron si makinë virtuale. Disku në të cilin punoni krijon një particion për rikthim. Nëse diçka nuk shkon si duhet me kompjuterin tuaj, ju mund ta ktheni atë në një gjendje të qëndrueshme me këtë program.

LEXO EDHE:  Të bësh para nga shtëpia – Si shqiptarët po shfrytëzojnë internetin dhe rrjetet sociale për të nxjerrë të ardhura

 

Lajmet e fundit>