Lajmet

Dhjetëra përdorues të Twitter bien pre e një skeme mashtrimi që përdorte emrin e bosit të Teslas

Publikuar , 06 Nëntor 2018
0
Në një cicërimë, llogaritë e rreme me emrin e Elon Musk do të dhuronin 10,000 bitcoin për komunitetin për ata përdorues që dërgonin një shumë të vogël. Dhjetëra përdorues të Twitter bien pre e një skeme mashtrimi që përdorte emrin e bosit të Teslas

Disa llogari popullore në rrjetin social Twitter u hakuan ditën e Hëne dhe u përdoren nga hakerët për të promovuar reklama në emër të shefit të Tesla Elon Musk.

Një prej llogarive të hakuara ishte ajo e firmës Britanike të modës Matalan emri i të cilës në Twitter u ndryshuar në Elon Musk.

Edhe pse cicërimat janë fshirë dhe llogaritë kthyer tek pronarët e vërtetë, thuhet se hakerët kanë mashtruar dhjetëra përdorues dhe përfituar deri në 100,000 dollarë në bitcoin.

Në një cicërimë, llogaritë e rreme me emrin e Elon Musk do të dhuronin 10,000 bitcoin për komunitetin për ata përdorues që dërgonin një shumë të vogël.

Aty u kërkohet të dërgonin mes 0.1 deri në 1 bitcoin me premtimin se “Musk-u” i rremë do të dërgonte pas 10 bitcoin si shpërblim.

Natyrisht viktimat nuk morën pas as edhe një bitcoin.

Skema e mashtrimit është publikuar nga disa llogari me simbolin e verifikimit në Twitter. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Craig Wright nuk heq dorë nga pretendimet se është krijuesi i Bitcoin

Lajmet e fundit>