Vëzhgim

Diferenca ndërmjet tonerëve të ricikluar dhe origjinalë

Publikuar , 24 Maj 2010
0
Diferenca ndërmjet tonerëve të ricikluar dhe origjinalë

Unë do të insistoj t’ju shpjegoj pak përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të kartrixhëve të ricikluar dhe origjinalë. Përkufizimi i toner kartrixhëve
Toner kartrixhi përbëhet nga:
a) Rezervuari i tonerit, pluhuri me komponentët kimikë dhe ngjyra që posedon në vete.
b) Cilindri (drum) i rrumbullaket, i cili rrotullohet dhe e transferon tonerin në letër.  Kemi disa lloj përbërjesh të cilindrave, si: candmium sulphide (CDS), selenium, fotokonduktorë organikë, silikon.
c) Magneti cilindrik i cili e mban ngjyrën dhe e transferon në cilindër sipas nevojës dhe cilindri (drum) pastaj në letër.
d) Pastruesi i gomës, i cili e pastron cilindrin pas çdo printimi, në mënyrë që cilindri të jetë i pastër për faqen tjetër.
e) Transfer roller (corona) është pjesa që e neutralizon tonerin në cilindër, aty ku nuk duhet të ketë tekst dhe të shtypet në letër.
f) Rezervuari i tonerit tepricë apo tonerit të neutralizuar ku grumbullohet.

OEM Cartridge (tonerët origjinalë) prodhohen nga vetë prodhuesi në fabrika me pajisje dhe pjesë origjinale, me një laborator me ekspertë të kimisë dhe të fushave të tjera.
Me laborator them për arsye se toneri është një përbërje kimike edhe secili toner (pluhur) ka specifikat e veta kimike, po ashtu  pjesë të cilat montohen dhe prodhohen për toner kartrixh.
Toneri origjinal prodhohet nga prodhuesi dhe ka shenjat e veta edhe mbrojtjet nga falsifikimet e ndryshme që mundohen t’u bëjnë të tjerët. Ngjyrat origjinale po ashtu.  Toneri origjinal është i prodhuar sipas standardeve ISO për ndotje të ambientit, për printim  faqesh për aq numër sa është e garantuar, për kualitet maksimal etj. Tonerët e riprodhuar apo kompatibil (remanufactured toners) janë tonerë me të cilët kompanitë kopjojnë origjinalet dhe i shesin me një emër tjetër, shpeshherë edhe me kualitet më të ulet të pjesëve të integruara në to. Tonerët e ricikluar Janë tonerë të rimbushur, ku kartrixhët origjinalë merren dhe pastrohen. Në disa raste u ndërrohet cilindri dhe mbushen me tonerë pluhur të importuar në qese. Në shumicën e rasteve tonerin e përdorin për disa lloje kartrixhësh pa asnjë kontroll laboratorik apo mbushje të saktë të kartrixhit. Pluhuri i futur mund të shtypë kopje më pak dhe me kualitet shumë të dobët.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>