Harduer

Digital Storm vendos PC Gaming kundër Consoles

Publikuar , 29 Shtator 2012
0
Digital Storm vendos PC Gaming kundër Consoles

Vini re, kjo është PC World, jo Xbox World apo Console World, pra padyshim ne jemi pak të njëanshëm kur vjen puna se cila platformë është më e mirë për lojra.

Kështu është dhe Digital Storm, për këtë çështje, por siç thotë Shekspiri: “E vërteta është e vërtetë, nuk ka rëndësi se sa shumë lojtarë konsolash nuk bien dakort”.

Është diçka madhështore se si ai e kishte “parashikuar” të shkruante rreth konsolave në atë kohë që ai jetonte, apo jo?

Duke u nisur nga çmimet, është e vërtetë se PC-të kërkojnë një investim më të madh.

Niveli i grafikës dhe fuqia e proçesimit e cila është disi më e lartë se një pjesë e konsolave tregon që ju duhet të shpenzoni më shumë. Konsolat gjithashtu kanë disavantazhe me këtë, për pjesën më të madhe, ata janë të bllokuar se çfarë parametrash kanë brenda kasës dhe nuk ja ndryshon dot.

Pra, ndryshe nga PC që ju mund t’a hapni kasën dhe t’ia rrisni RAM-in apo CPU-në, në konsola kjo gjë është e pamundur.

Mos na e merrni për keq, konsolat kanë fuqinë e tyre dhe ne nuk e urrejmë Xbox 360 apo Play Station 3, por nëse do të zgjidhnim midis njërës prej platformave, padyshim do të ishte PC, dhe Digital Storm Infographic përshkruan shumë nga arsyet pse duhet bërë një zgjidhje e tillë.

Për ju, cila është platforma e preferuar për lojra?. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps u vjen në ndihmë njerëzve me probleme me shikimin

Lajmet e fundit>