Lajmet

Digitalb feston 5 vjetorin

Publikuar , 17 Korrik 2009
0
Digitalb feston 5 vjetorin

Në momentin e fillimit të zbarkimit të kësaj platforme në tregun shqiptar u ndje fillimi i një ere të re. Fillimisht me sinjal u mbulua Tirana dhe Durrësi dhe pastaj një nga një filloi mbulimi i qyteteve si , Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. Një hark i gjerë i programeve, nga çdo zhanër, ofruar përmes kanaleve tematik të platformës nisi të plotësojë kërkesat e publikut për të ndjekur gjithçka që donte në ekran e të gjitha këto përmes cilësisë së lartë të figurës dhe zërit, informacionit elektronik EPG, dekoderëve te personalizuar me meny në shqip, etj.

Në Dhjetor të vitit 2004, Digitalb fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij ne satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re digjitale në transmetime tokësore dhe satelitore, në të njëjtën kohë.
Ne vitet  e para dhe ne vazhdimësi,  Digitalb shtonte numrin e kanaleve te platformës se tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve te publikut, me më shumë kanale për fëmije, film, dokumentar, muzikë dhe sport, dhe të gjitha në shqip.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DigitALB ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digjitale dhe programacionit më të plotë dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.
Në Dhjetor të vitit 2007 DigitALB implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digjitale; HDTV – High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfekte të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. DigitALB ishte e vetmja platformë në Evropë që ofronte 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet digjital filma, dokumentarë, sport, spektakël etj.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët kanë krijuar lente që komandohen nga lëvizjet e syrit

Më 3 Nëntor 2008, DigitAlb nis në transmetim tokësor & satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm DigiGold ku përmes pagesës së dedikuar për çdo event, ofrohen filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera.

Me 16 Mars 2009, kompania telekomunikuese IPKO së bashku me Digitalb ofron shërbimet e televizionit kabllor drejt konsumatorëve të saj. Më shumë se 60 kanale përfshihen në transmetim dhe ofrohen tri pako të abnominit.

Sot DigitAlb transmeton plot 40 kanale televizive në platformën Tokësore dhe 56 në atë satelitore ku mund të ndiqen edhe qindra të tjerë ndërkombëtare, bashkë edhe me 3 kanale radio të cilat transmetohen në të dyja platformat.
Përkujdesje tejet e veçantë në organizimin e programit të çdonjërit nga kanalet që redaktohen nga Departamenti i Programacionit të Platformës.

Organizimi i kanaleve bëhet sipas tematikës së programeve që ata transmetojnë.
Kështu, DigitAlb ka krijuar 3 kanale (Bang Bang, Çufo dhe Junior) që u dedikohen tërësisht fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët përbëjnë edhe një nga pjesët më të vyera të platformës e ku është investuar së tepërmi vit pas viti.

3 kanale tematikë dedikuar dokumentarit. Kanalet Explorer, që janë enciklopedi të pasura.
7 kanale që i kushtohen botës së filmit (Gold, Autor, Hits, Thriller, Drame, Aksion, Komedi)
2 kanale kushtuar muzikës; My Music dhe MusicAL
1 kanal dedikuar reality show-t dhe serialeve më të suksesshëm të çdo kohe (Plus).
6 kanale High Definition (HD1, HD2, HD3, HD4, SSHD1, SSHD2) si dhe 5 kanalet e paketës SuperSport.

Tashmë për dallim prej viteve të mëparshme platforma DigitAlb prezantohet me një imazh tërësisht të ri.
Gjithashtu me rastin e këtij 5 Vjetori, Digitalb prezanton edhe shërbimin më të ri ndaj abonentëve: DigitAlb Reminder. Të gjithë abonentët, mjafton të klikojnë në faqen zyrtare të platformës www.digitalb.al ku publikohen të gjitha programet dhe oraret e tyre të transmetimit për çdo kanal dhe nga oraret e ofruara mund të zgjedhin kohën më të përshtatshme për ta që të shohin programin e dëshiruar. Pa shpenzuar asgjë, ditën kur programi do të transmetohet abonentit do t’i mbërrijë një SMS në celular, ku DigitAlb e njofton se për pak nis të transmetohet programi që ai dëshiron ta shohë e për të cilin ka kërkuar të kujtohet.

LEXO EDHE:  Si u formua ushtria kibernetike e Koresë së Veriut?

Në ditën e këtij 5 Vjetori (15 Korrik), DigitAlb ka vendosur të ç’kodojë të gjithë kanalet në mënyrë që të gjithë ata të cilët kanë një dekoder në shtëpi, pavarësisht nëse për momentin janë ose jo të abonuar, të mund të shohin këtë revolucion të platformës.

 

Gjithashtu ndryshimi vërehet edhe në ristrukturimin e kanaleve dhe në ndryshimin e logove të tyre, si dhe reklamacioni i ri i programeve është bërë më bashkëkohor. Tani më kanalet shembull nuk emërtohen DigiFilm 5, DigiFilm 6, por në bazë të zhanrit Triller, Komedi, Aksion, etj.

Zyrtarët e kësaj kompanie janë shprehur se festa do të vazhdojë dhe se shumë shpejtë në treg do të paraqiten oferta të reja.

Lajmet e fundit>