Blog

Digitalb luftë kundër piraterisë televizive

Publikuar , 24 Dhjetor 2018
0
Ndërhyrja e Dixhitalb, një prej operatorëve të licencuar në tregun e mediave audiovizive, ka bërë që programet që ofrohen prej tij të jetë e pamundur te ndiqet nga platformat pirate. Digitalb luftë kundër piraterisë televizive

Lufta kundër piraterisë televizive po shoqërohet me një fushatë të gjerë bllokimit të kanaleve që piratohen në mënyrë ilegale.

Ndërhyrja e Dixhitalb, një prej operatorëve të licencuar në tregun e mediave audiovizive, ka bërë që programet që ofrohen prej tij të jetë e pamundur te ndiqet nga platformat pirate.

Ky operator vazhdon intensivisht bashkëpunimin me organet ligj-zbatuese brenda dhe jashtë vendit, por edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë për të goditur çdo formë piraterie që cenon programin dhe interesin publik raporton TV Klan.

Përveç se është e dënueshme me ligj, pirateria do tu kushtojë financiarisht dhe nuk do të plotësojë kërkesat e qytetarëve për të marrë programin në cilësinë dhe sigurinë e dëshiruar.

Ky operator thotë se të vetmet programe të licencuara janë vetëm ato që shiten në pikat e autorizuara prej këtij subjekti.

LEXO EDHE:  Sipas NVIDIA 2019 do të jetë një vit i madh për laptopët e lojërave

Tags >

Digitalb
Lajmet e fundit>