Harduer

Digitimes: Rreth 40% e ekraneve të smartfonëve në 2014 do të kenë rezolucion më cilësor se 300 ppi

Publikuar , 21 Nëntor 2013
0
Digitimes: Rreth 40% e ekraneve të smartfonëve në 2014 do të kenë rezolucion më cilësor se 300 ppi

EkranaSipas një studimi të realizuar nga Digitimes, në vitin 2014 rreth 40.1% e ekraneve të smartfonëve do të kenë rezolucion mbi 300 ppi (piksel për inç) duke pësuar një rritje prej 8.3% nga viti në vit.

Në këtë përqindje përfshihen pajisjet me përmasa 4.7 deri në 6.44 inç, shumë prej të cilave do t’a kenë rezolucionin mbi 400 ppi.

Rritja e rezolucionit vjen si rezultat i rritjes së kërkesës për smartfonë cilësorë në vendet në zhvillim, veçanërisht në Kinë.

Ndërkohë që konkurrenca për prodhimin e ekraneve cilësore, veçanërisht në segmentin LTPS (Low Temperature PolySilicon) po rritet gjithnjë e më tepër, është vënë re se prodhuesit tajvanezë kanë hasur vështirësi në përballimin e kësaj kërkese duke qenë se ata nuk po e shtojnë kapacitetin e prodhimit në nivelin e prodhuesve të tjerë të ekraneve në treg.

Për këtë arsye Digitimes ka vlerësuar se pjesa globale e ekraneve të prodhuar në Tajvan do të reduktohet nga 53.4% në vitin 2013 në 47.8% në vitin 2014. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bitcoin në pikën më të lartë që prej Majit 2018

Lajmet e fundit>