Blog

Dikur YouTuberi më i paguar në botë vendos të largohet

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Dhjetor 2019
0
Kohët e fundit është vënë në shënjestër të kritikave dhe situatave kontroverse ku akuzohej për racizëm dhe anti-semitizëm. Dikur YouTuberi më i paguar në botë vendos të largohet

Ylli i YouTube PewDiePie tha se do të largohej për ca kohë nga platforma me arsyetimin se ndihet i lodhur.

Ylli 30-vjeçar Suedez emri i vërtetë i të cilit është Felix Kjellberg në një pikë konsiderohej si YouTuberi më i paguar në botë.

Kohët e fundit është vënë në shënjestër të kritikave dhe situatave kontroverse ku akuzohej për racizëm dhe anti-semitizëm.

Në fillim të 2019-ës PewDiePie, i cili ka 102 milionë ndjekës në YouTube, u parakalua nga kanalin më i madh i YouTube T-Series që sot numëron 121 milionë ndjekës.

Në 2017-ën Disney shkëputi bashkëpunimin me Kjellberg pasi disa video të tij përmbanin referenca naziste. Ai e pranoi se materiali ishte fyes dhe tha se nuk mbështet asnjë sjellje që nxit urrejtje.

Po atë vit ai u kritikua sepse ishte tallur me anë të një meme për trajtimin në spital të Demi Lovato e cila kishte kaluar një overdozë droge. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei prezanton dy telefonë të çmendur por kush do ti blejë?

Tags >

youtube