Lajmet

Disa antivirusë kanë probleme sigurie të ngjashme

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Prill 2020
0
Kjo qasje nuk funksionon vetëm me suitat e sigurisë por në të gjithë platformat. Thjeshtë ndryshojnë teknikat mes Linux, PC dhe Mac. Disa antivirusë kanë probleme sigurie të ngjashme

Disa antiviruse janë më të qëndrueshëm se të tjerë, por mesa duket të gjithë kanë një dobësi të përbashkët.

Rack911 Labs zbuloi se 28 programe të njohura antivirusi, përfshirë Microsoft Defender, McAfee Endpoint Security dhe Malwarebytes, kanë probleme që lejojnë hakerët të fshijnë informacione të rëndësishme në kompjuterët e përdoruesve dhe të instalojnë maluerë.

Njohur si “gara symlink”, hakerët përdorin lidhje simbolike për të vendosur malware në lidhje legjitime gjatë procesit të skanimit për viruse dhe eliminimit të tyre nga antivirusi.

Kjo qasje nuk funksionon vetëm me suitat e sigurisë por në të gjithë platformat. Thjeshtë ndryshojnë teknikat mes Linux, PC dhe Mac.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se kompani si AVG, F-Secure, McAfee dhe Symantec kanë adresuar këtë problem e disa në heshtje. Por disa të tjerë janë ende të ekspozuar.

Rack911 tha se ky problem duhet adresuar përndryshe reduktohet efektiviteti i antivirusit. Kur kompanitë të veprojnë, ajo që duhet të bëni është të përditësoni antiviruset. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Velesi sërish në fokus të lajmeve të rreme