Lajmet

Disa dobësi të 3G-së, lejojnë gjurmimin e telefonit tuaj

Publikuar , 10 Tetor 2012
0
Disa dobësi të 3G-së, lejojnë gjurmimin e telefonit tuaj

Sipas një kërkimi të Universitetit të Birminghamit, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Berlinit, ka disa dobësi të teknologjisë 3G që lejojnë gjurmimin e telefonëve tuaj kur këto të fundit lidhen përmes 3G-së.

Sipas raportimit të SC Magazine, sulmuesit përdorin pajisjet “femtocell”, të cilat janë stacione celulare të modifikuara. Përmes tyre mund të arrihet të identifikohet një pajisje e caktuar.

P.sh, sulmuesit mund ta detyrojnë pajisjen mobile të shfaqë TMSI-në e saj (Temporary Mobile Subscriber Identity), duke supozuar se sulmuesi e njeh IMSI-në (International Mobile Subscriber Identity).

Sipas kërkuesve industria globale është vënë në dijeni për këto dobësi

Në raste të tjera, sulmuesi mund të gjurmojë një kërkesë të vlefshme AKA (Authentication and Key Agreement) që dërgohet nga një celular dhe të dërgojë të njëjtën kërkesë drejt një rangu telefonash.

Kjo do të bënte që të gjitha pajisjet, përveç targetit nga është ndërhyrë për të vjedhur AKA-në, të përgjigjeshin me gabime sinkronizimi. Kjo do t’i mundësonte një hakeri të gjurmonte lëvizjet tuaja brenda një ndërtese.

Kërkuesit kanë deklaruar se kanë vënë në dijeni industrinë globale rreth 6 muaj më parë, por këto dobësi nuk janë korrigjuar ende.

Ata planifikojnë tashmë t’i bëjnë publikë këto shqetësime në konferencën ACM (Conference on Computer and Communications Security) që mbahet në datat 16 – 18 tetor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacionet iOS gjenerojnë 80% më shumë të ardhura sesa ato Android

Tags >

3G4GWi-Fi
Lajmet e fundit>