Harduer

Disa imazhe në internet tregojnë se Samsung do të prezantojë dy versione të Galaxy Gear

Publikuar , 24 Shkurt 2014
0
Disa imazhe në internet tregojnë se Samsung do të prezantojë dy versione të Galaxy Gear

gear2Kongresi Mobil Botëror starton javën e ardhshme, por ka akoma kohë për disa të dhëna në internet përpara se industritë më të më dha të botës se teknologjisë mobile ta bëjnë vetë këtë gjë zyrtarisht.

@Evleaks ka treguar atë se çfarë pretendon: do të ketë dy versione të orës së mençur Samsung Galaxy Gear. Pritet që të lançohet një Galaxy Gear i ri në Kongresin Mobil Botëror, por sipas asaj që thamë më lart do kemi dy të tilla. Ajo çfarë është interesante sipas @Evleaks, dy modelet e reja nuk do të quhen më “Galaxy Gear”, por me një emërtim të ri si “Gear Neo”.

Është përfolur nga gjigandi korean i elektronikës, se ora e mençur nuk do të jetë e bazuar më në Android, por me sistemin operativ me kod Linux të quajtur Tizen dhe ndryshimi i brendit të kësaj ore mbase justifikon çdo gjë.

Këto dy modele të reja mund të jenë një përgjigje ndaj atyre që e cilësojnë Galaxy Gear shumë të shtrenjtë, duke prezantuar këtë rrallë një version më të përballueshëm për blerje nga përdoruesit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung prezantoi gjeneratën e re të tabletëve të rangut të lartë Galaxy Tab S

Lajmet e fundit>