Pothuajse 30 modele kompjuterash HP me sistem operativ Windows kanë regjistruar çdo buton të shtypur përmes tastierës.
I gjithë ky informacion ruhej në një skedar lehtësisht të lexueshëm nga kushdo në kompjuter.
Ishte firma zviceriane e sigurisë Modzero e cila zbuloi të ashquajturin “keylogger,” fshehur në një program audio që HP e quante MicTray. Modzero raportoi problemin e sigurisë në blogun e tij mëngjesin e së Enjtes.
Gjithashtu mund të gjeni në këtë lidhje një listë të plotë të kompjuterave të prekur. Disa prej modeleve janë HP Elitebook 800, HP ProBook 600 dhe 400, EliteBook Folio G1 e shumë të tjerë.
Programi ekzistonte në kompjuterat HP që nga 2015-ta tha Modzero. Keylogger-o është krijuar ose nga HP ose nga Conexant, një prej partnerëve të kompanisë.
Edhe pse në pamje të parë situata duket alarmante e vërteta qëndron tek fakti se kompania është përpjekur të identifikojë butonët që aktivizojnë disa funksionalitete audio të laptopëve. Esencialisht është një metodë e gabuar për të ofruar një zgjidhje praktike për përdoruesit.
Çdo buton i shtypur ruhet në këtë skedar:
C:\Users\Public\MicTray.log
Natyrisht ai mund të përmbajë të dhëna personale dhe sensitive si fjalëkalime dhe emra përdoruesish. /PCWorld Albanian