Lajmet

Disa shërbime të Apple jashtë funksionimit prej disa orësh

Publikuar , 24 Gusht 2013
0
Disa shërbime të Apple jashtë funksionimit prej disa orësh

Apple_statusDisa përdorues të shërbimeve të Apple si iCloud, Photo Stream, iPhoto Journals dhe Backup& Restore nuk do të kenë mundësi ti aksesojnë këto shërbime për shkak të një problemi që ka infektuar sistemin.

Sipas statusit të faqes së sistemit, të gjitha shërbimet e lartpërmendura gjenden nën “sundimin” e një problemi të njohur. Përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë apo të shkarkojnë dokumente në iMessage.

Gjithashtu disa përdorues të Twitter-it nuk munden gjithashtu ti aksesojnë këtë shërbime.

Ndërkohë të gjitha shërbimet e tjera punojnë pa probleme. Edhe pse Apple ka thënë se nga ky problem janë prekur vetëm 1 % e përdoruesve në fakt ka më shumë se disa orë nga shfaqja e problemit dhe akoma nuk ka zgjidhje të deklaruar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple paditet në gjykatë për verifikimin me dy faktorë

Lajmet e fundit>