Lajmet

Disa shërbime të Microsoft tashmë në gjuhën Shqipe

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Shkurt 2021
Gjuha Shqipe nuk do të jetë e disponueshme vetëm në Translator por edhe shërbime si Microsoft Office, dhe Translator for Bing. Disa shërbime të Microsoft tashmë në gjuhën Shqipe

Microsoft Translator dhe disa shërbime të tjera të kompanisë shtuan së fundi mbështetjen për 9 gjuhë të reja ku në mesin e tyre është edhe gjuha Shqipe.

Duke shtuar mbështetjen për këto gjuhë Microsoft thotë se Translator mund të ndihmojë 170 milionë njerëz të komunikojnë. Me gjuhët e reja, aplikacioni tani mund të përkthejë në 83 gjuhë të ndryshme të botës.

Gjuha Shqipe nuk do të jetë e disponueshme vetëm në Translator por edhe shërbime si Microsoft Office, dhe Translator for Bing.

Zhvilluesit mund ti përdorin këto gjuhë edhe në Azure Cognitive Services. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përgjysmohet shpërblimi për gërmimin e monedhave të reja Bitcoin