Analiza

Disa statistika interesante që provojnë dominimin e Google në Internet

Publikuar , 30 Shtator 2013
0
Disa statistika interesante që provojnë dominimin e Google në Internet

Google-Search-iStockMe rastin e 15 vjetorit të Google kompania statistikore Statista vendosi të publikojë disa të dhëna të rëndësishme për ecurinë dhe suksesin e këtij gjigandi të teknologjisë.

– Më tepër se 1.1 miliard njerëz nga e gjithë bota përdorin Google si motor kërkimi për gjetjen e informacioneve apo të dhënave të ndryshme.

– Çdo muaj numërohen rreth 114 miliard kërkime.

– Android, sistemi operativ i krijuar nga Google, gjendet në 79% të smartfonëve.

– Google Maps është aplikacioni më i përdorur tek smartfonët pasi aktivizohet nga 54% e përdoruesve totalë të smartfonëve.

– Google zotëron 53% të gjithë tregut të reklamave on line.

– Momentalisht është shfletuesi mbizotërues me një pjesë tregu prej 43%.

Të gjitha këto janë fakte mëse të mjaftueshme për të demonstruar dominimin e Google në botën e Internetit. (PCWorld Albanian)

googleee

LEXO EDHE:  Reforma e të drejtave të autorit me në shënjestër Facebook dhe Google pret miratimin javën e ardhshme

Tags >

Google
Lajmet e fundit>