Lajmet

Disa telefonë Nokia kanë dërguar të dhëna sensitive në Kinë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Mars 2019
0
Henrik Austad tha se ka monitoruar trafikun e Nokia 7-ës që përdoret ku zbuloi se informacion i paenkriptuar shkonte drejt një serveri aktiv në Kinë. Të dhënat sensitive ishin informacion rreth vendndodhjes ashtu edhe kartë SIM dhe numrave serialë të telefonit. Disa telefonë Nokia kanë dërguar të dhëna sensitive në Kinë

Autoritetet Finlandeze kanë hapur hetimet ndaj prodhuesi të telefonëve Nokia, HMD Global, pas raportimeve se ka dërguar të dhëna në serverë Kinezë.

Hetimi vjen pas raportimit nga televizioni vendas NRK i cili thotë se ka prova që telefonët Nokia janë duke transmetuar të dhëna sensitive në Kinë bazuar në të dhënat që jep një përdorues i telefonëve.

Henrik Austad tha se ka monitoruar trafikun e Nokia 7-ës që përdoret ku zbuloi se informacion i paenkriptuar shkonte drejt një serveri aktiv në Kinë. Të dhënat sensitive ishin informacion rreth vendndodhjes ashtu edhe kartë SIM dhe numrave serialë të telefonit.

Sipas NRK serveri ishte nën domainin “vnet.cn” i cili raportohet se menaxhohet nga kompania shtetërore China Telecom. Autoritetet Finlandeze thanë për agjencinë e lajmeve Reuter se ishin duke hetuar nëse informacione personale po ekspozohen.

Startupi Finlandez HMD Global nënshkroi një licencë 10 vjeçare me Microsoft për markën Nokia në 2016-ën dhe sipas NRK ka pranuar se disa telefonë Nokia 7 po dërgojnë të dhëna në Kinë.

Kompania tha se ka rregulluar gabimin me një përditësim lëshuar në Janar që shumica e konsumatorëve e kanë instaluar. HMD tha se telefonët nuk kanë dërguar asnjë informacion që mund të zbulojë identitetin e pronarëve të telefonëve.

Vetë Nokia 7 është një telefon ekskluziv për Kinën i lançuar në 2017-ën. Nokia 7.1 erdhi edhe në SHBA një vit më pas. Shefi i autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit në Finlandë tha se nëse provohet e vërtetë kjo mund të jetë shkelje e ligjeve të privatësisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  HMD Global konfirmon Android P për të gjithë linjën e telefonëve

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>