Ja se si

Disa shkurtesa të dobishme për Windows 7

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Disa shkurtesa të dobishme për Windows 7

Por përveç kësaj mundësie për klikim me të djathtën për t’i lëshuar aplikacionet si administrator, ka edhe një rrugë më të shpejtë përmes së cilës ju mund të vëni në funksion modusin administrator.

Blogu Guiding Tech ka bërë të ditur se ju mund të vëni në funksion aplikacionet si administrator thjeshtë duke mbajtur të shtypur tastet Ctrl dhe Shift, dhe më pas duke klikuar dy herë me të majtën në një shkurtesë (shortcut) apo aplikacion për ta lansuar atë si administrator.

Kjo është edhe një veçori që mund të shfrytëzohet edhe për ikonat e ngjitura në taskbarin e Windows 7, e natyrisht do të funksionojë edhe në shell të Windows-it. Gjithsesi juve do t’ju paraqitet dritarja për të klikuar në të drejtën e shfrytëzimit si administrator, por këto gjëra mund t’i ndalni përmes UAC.

Pasi jemi tek shkurtesat më poshtë do t’i gjeni edhe 15 shkurtesa të dobishme të cilat do të mund t’i shfrytëzoni në Windows 7:

  • Ctrl+Shift+N – për të krijuar në follder të ri
  • Ctrl+Shift+Klik – për të hapur një program si administrator
  • Shift+Klikim me të djathtën – zgjeron menynën Send to
  • Shift+Klikim me të djahtën për të hapur një follder në CMD
  • Windows Key+Space – për të shfaqur shpejtë desktopin tuaj
  • Windows Key + Lart/Poshtë/Majtas/Djathtas – për të lëvizur dritaren aktive
  • Për dy ekrane: Windows Key+Majtas për të lëvizur dritare aktive në ekranin e majtë
  • Për dy ekrane: Windows Key+Shift+Djathtas për të lëvizur dritaren aktive në ekranin e djathtë
  • Windows Key+T – për të shikuar gjërat në taskbar
  • Shift+Klik në një aplikacion në taskbar për të hapur një dritare të re të aplikacionit
  • Windows Key+B – për tu fokusuar në system tray
  • Windows Key+P për lidhje të shpejtë të laptopit tuaj në një projektor
  • Windows Key+1, Windows Key+2, e kështu me radhë për të hapur programe në taskbar
  • Windows Key+Pause për të hapur Karakteristikat e Sistemit (System properties)
  • Ctrl+Shift+Esc – për të hapur shpejtë Windows Task Manager
LEXO EDHE:  Ja sesi të publikoni në Instagram nga një kompjuter Windows dhe Mac

Lajmet e fundit>