Harduer

Disku për magazinim të jashtëm nga CMS i shpejtë dhe stabil

Publikuar , 10 Maj 2010
0
Disku për magazinim të jashtëm nga CMS i shpejtë dhe stabil

Isha i shokuar kur softueri i përfshirë BounceBack Ultimate, pa më pyetur mua nëse isha i sigurt, e ndau në pjesë hard diskun, të cilin unë doja ta ndaja. BounceBack Ultimate ka shumë tipare dhe është mjaft stabil.
Ndërfaqja disi e koklavitur është e lehtë për t’u naviguar dhe kombinimi i softuerit me harduerin shkonte shumë mirë. Mund ta rregulloni që magazinimi të fillojë në lidhjen e parë të drajvit me PC-në (me USB, pasi e-SATA nuk është plug-and-play në shumicën e PC-ve) dhe mund t’i aranzhoni depozitimet madje edhe në disa vende.
Mund të vendosni BounceBack Ultimate në modulin që mbron skedarët tuaj në kohë reale gjithashtu. Instant Recovery CD merret me shpëtimin nga katastrofat eventuale. Nëse ndodh ndonjë katastrofë, ABSplus mund ta dyfishojë diskun tuaj derisa të rindërtoni diskun e sistemit tuaj.
Me gjithë virtytet e mira të drajvit, besoj se CMS duhet të shtojë kutitë dialoguese për konfirmim dhe të ulë pak ngjyrat e ndërfaqes së BounceBack.

LEXO EDHE:  Ja si lapsi S-Pen i telefonëve Galaxy Note do të përdoret edhe si kamër

Lajmet e fundit>