Biznes

Disney blen zhvilluesin e popullarizuar për iPhone, Tapulous

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Disney blen zhvilluesin e popullarizuar për iPhone, Tapulous

Tapulous janë krijuesit e disa prej lojërave më të popullarizuara në iPhone dhe në platformën iOS. Lojërat muzikore të tyre për iPhone dhe iOS, janë të tilla si Tap Tap Revenge që është bërë një prej lojërave më të popullarizuara në iPhone, dhe është shkarkuar më shumë se 35 milion herë.

“Është një ditë për tu shënuar. Sot, ne ju lajmërojmë se po i bashkangjitemi Disney-it. Ne do të jemi pjesë kyçe e Disney Interactive Media Group, duke qenë pjesë e udhëheqjes së tyre për të qenë lider në argëtimin mobil” thuhet në një koment të lëshuar nga Tapulous.

Shitjet mujore të Tapulous arrijnë në rreth 1 milion dollarë në iPhone App Store, dhe duke u nisur nga ky fakt, edhe pse nuk janë bërë të ditura detajet, mund të supozojmë se bëhet fjalë për një shumë të madhe parash.

LEXO EDHE:  SHBA mund të ndëshkojnë Gjermaninë nëse përdor teknologjinë e Huawei

Lajmet e fundit>