Blog

Disney hedh poshtë pretendimet se janë hakuar

Publikuar , 26 Maj 2017
0
Bob Iger nuk tha emrin e filmit dhe besohej se ishte Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla. Disney hedh poshtë pretendimet se janë hakuar Photo Source: Getty Images

Pak javë më parë bosi i studios Disney tha se hakerat e kishin kërcënuar se do ti publikonin një prej filmave të rinj që pritej të hidhej në treg nëse nuk paguante një haraç.

Bob Iger nuk tha emrin e filmit dhe besohej se ishte Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla.

Sot Iger tha për Yahoo Finance se nuk ishin hakuar. “Vendosëm ta merrnim shumë seriozisht kërcënimin duke mos reaguar ashtu siç përsoni që na kërcënoi kërkonte.”

“Nuk besojmë se është i vërtetë ai kërcënim,” vijoi Ai.

Iger u kishte thënë punonjësve në fillim të muajit Maj se hakerat kishin kërkuar një shumë në Bitcoin përndryshe do të publikonin filmin online në sekuenca 20 minutëshe përpara datës zyrtare të debutimit.

“Sot siguria kibernetike është tema e nxehtë që të gjithë dëgjojmë. Ne dëshirojmë ta shohim teknologjinë si mikun tonë dhe jo armikun.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Senatori Amerikan thirrje FBI-së për të hetuar aplikacionin e plakjes FaceApp

Tags >

Disney
Lajmet e fundit>