Harduer

Dita e madhe e Samsung, kompania prezanton sot potencialin inovativ të saj

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shkurt 2020
0
Samsung pritet të lançojë edhe tre variante të flagshipit Galaxy S. Kompania humbi vendin e parë si prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë tek Apple në Dhjetor. Dita e madhe e Samsung, kompania prezanton sot potencialin inovativ të saj

Samsung do të prezantojë ditën e sotme një telefon të ri me mekanizëm palosjeje si dhe të përditësojë flagshipët ekzistues Galaxy S në përpjekje për të rivitalizuar shitjet pasi humbi kurorën si prodhuesi më i madh në botë tre mujorin e kaluar.

Përpara lançimit në San Francisco, reklama surprizë e Samsung ditën e Dielë tregoj sesi telefoni i ri me palosje do të ngjajë. Galaxy Z Flip do të jetë më i lirë dhe më i vogël sesa Galaxy Fold.

Ndërsa gjiganti i teknologjisë shpreson që me pajisjen e re të habisë konsumatorët dhe industrinë, këta të fundit duan të shohin në prodhuesi Korean ka tejkaluar sfidat teknologjike me ekranet me palosje që shtynë debutimin e Galaxy Fold vitin e kaluar.

Pajisje të tilla kërkojnë kohë dhe janë të kushtueshëm për tu prodhuar. Do të duhet kohë përpara se kjo kategori pajisjesh të bëhen produkte për masat.

Aktualisht mbeten pjesë e një segmenti pajisjesh super “premium” të cilat mund të ofrojnë fitim për kompanitë dhe të ngjisin brendin e Samsung në nivele më të larta.

Maksimalisht mund të shiten 5 milionë pajisje të tilla nga Samsung këtë vit, më pak se 2% e shitjeve totale të Samsung gjatë 2019.

Samsung pritet të lançojë edhe tre variante të flagshipit Galaxy S. Kompania humbi vendin e parë si prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë tek Apple në Dhjetor ndërsa iPhone 11 u shit në masë.

Koronavirusi ka goditur rëndë zinxhirët e prodhimit të shumë telefonëve siç është rasti i Apple iPhone, por Samsung është prekur më pak duke qenë se fabrikat e prodhimit janë në Vietnam.

Firma analitike TrenForce parashikon që prodhimi do të bjerë me 12% në tre muajt e parë të 2020 për shkak të koronavirusit ndërsa për Samsung reduktimi i prodhimit është vetëm 3%.

LEXO EDHE:  Google Maps ruan një historik të vendndodhjes suaj të cilin do të dëshironit ta fshini sa më parë

Lançimi i sotëm do të shënojë debutimin e parë të shefit të ri të divizionit mobil të Samsung Roh Tae-moon. /PCWorld Albanian