Blog

Dita kur librat elektronikë të Microsoft ndaluan së funksionuari

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Titujt e blerë ose të ofruar falas nuk do të jenë më të disponueshëm. Përdoruesve po u ofrohet një rimbursim prej 25 dollarësh. Dita kur librat elektronikë të Microsoft ndaluan së funksionuari

Konsumatorët të cilët blenë libra elektronike përmes dyqanit online të Microsoft do të humbasin aksesin në libraritë e tyre.

Shërbimi i cili u lançua në 2017-ën, bazohej në përdorimin e shfletuesit dhe jo një aplikacioni të dedikuar dhe si rezultat dështoi të grumbullonte audiencë.

Titujt e blerë ose të ofruar falas nuk do të jenë më të disponueshëm. Përdoruesve po u ofrohet një rimbursim prej 25 dollarësh.

Microsoft paralajmëroi këtë lëvizje që në muajin Prill pasi u dorëzua përballë ambicieve për ta bërë Surface lexuesin më popullor të librave dixhitalë.

Kjo është hera e tretë që kompania tërhiqet nga tregu. Edhe pse Amazon tashmë dominon industrinë me platformën Kindle, përpjekjet e Microsoft datojnë 7 vite përpara të rivalëve.

Në 2000 si pjesë e një aleance me Barnes dhe Noble, Microsoft lançoi MSReader. Por kishte shumë pak interes. Në 2012 e provoi përsëri por gjithashtu vuajti për audiencë dhe dështoi në 2014.

Edhe pse shumë lexues nuk e kanë kuptuar që kjo është përpjekja e tretë e Microsoft, ata mësuan se më mirë të kesh një kopje të përmbajtjeve dixhitale të ruajtura lokalisht sesa një licencë e cila mund të skadojë dhe si rezultat të humben të gjitha përmbajtjet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook ka aksesuar kontaktet e 1.5 milion e-maileve të përdoruesve

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>