Lajmet

Dita ndërkombëtare e fjalëkalimeve, mesatarisht çdo përdorues ka 11 llogari online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Maj 2019
0
Kjo është një ditë për të reflektuar mbi rolin e fjalëve kyç që mbrojnë informacionet tona personale, shpesh të nënvlerësuara. Fjalëkalimet janë aq të nënvlerësuara, sa në krye të klasifikimit të password-eve më të përdorura në botë, prej vitesh, është “123456”. Dita ndërkombëtare e fjalëkalimeve, mesatarisht çdo përdorues ka 11 llogari online

Çdo përdorues duhet të mbajë mend mesatarisht, rreth nëntë fjalëkalime të ndryshme. Në 12 vitet e fundit, një në katër persona është bërë viktimë e një mashtrimi informatik duke humbur mesatarisht 2000 dollarë për shkak të fjalëkalimeve joefikase.

Kjo është situata që nënvizohet nga shoqëria Nuance me rastin e World Password Day 2019, më 2 maj. Kjo është një ditë për të reflektuar mbi rolin e fjalëve kyç që mbrojnë informacionet tona personale, shpesh të nënvlerësuara. Fjalëkalimet janë aq të nënvlerësuara, sa në krye të klasifikimit të password-eve më të përdorura në botë, prej vitesh, është “123456”.

World Password Day lindi në vitin 2012, nga një konsorcium kompanish private; paraprihet nga Safer Internet Day (5 shkurt), dita që kujton parimet e rrjetit të sigurt. Sipas kërkimit të Nuance, fjalëkalimet përfaqësojnë ende sot një sfidë të madhe për përdoruesit. Çdo person menaxhon mesatarisht 11 account-e online (email, shërbime bankare, platforma për blerje online, rrjete sociale) dhe për të hyrë në to duhet të mbajë mend rreth 9 fjalëkalime të ndryshme. Një person në katër shpesh i harron këto fjalëkalime një herë në muaj, me thuajse një të tretën (28%) që kontakton shërbimin për klientin çdo tre muaj për të rivendosur kredencialet në account-in e tij.

Në të ardhmen, një zgjidhje do të jetë biometria, d.m.th. aksesi nëpërmjet gjurmëve dixhitale, njohjes së fytyrës, zërit, syve. Falë biometrisë ju mund të vërtetoni identitetin tuaj në mënyrë unike, duke qëndruar larg rrezikut që ju kanoset nga hacker-at.

Përdorimi i biometrisë po rritet me ritme të shpejta – shpjegon Nuance. Më shumë se 400 milionë përdorues në të gjithë botën gjenerojnë më shumë se 8 miliardë fjalëkalime biometrike. Personat e moshës 18 – 24 vjeç janë ata që e përdorin më shpesh biometrinë, thuajse dy të tretat (59%), krahasuar me një përdorues në pesë (22%) të moshës 55 vjeç ose më shumë. /Monitor

LEXO EDHE:  Franca do të bllokojë zhvillimin e kriptomonedhës Libra të Facebook

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>