Biznes

Divorci më i shtrenjtë në histori mund të jetë ai i bosit të Amazon Jeff Bezos

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Prill 2019
0
Amazon u themelua në 1994 nga Jeff Bezos, një vit pasi çifti u martua dhe zonja Bezos ishte një prej punonjësve të parë. Divorci më i shtrenjtë në histori mund të jetë ai i bosit të Amazon Jeff Bezos

Njeriu më i pasur në botë, themeluesi i Amazon Jeff Bezos ra dakord të divorcohej nga bashkëshortja MacKenzie çka do ti kushtojë 35 miliardë dollarë.

Ajo do të mbajë 4% të aksioneve të distributorit online që kanë vlerë 35.6 miliardë dollarë.

Amazon u themelua në 1994 nga Jeff Bezos, një vit pasi çifti u martua dhe zonja Bezos ishte një prej punonjësve të parë.

Të dy palët publikuan në rrjetin social Twitter cicërima pozitive për njëri-tjetrin. Aksionet në Amazon do ta bëjnë zonjën Bezos gruan e katërt më të pasur në botë ndërsa Jeff mbetet njeriu më i pasur në botë sipas Forbes.

Bezos 55 vjeç dhe ish bashkëshortja e tij MacKenzie 48 u martuan në 1993 dhe kanë katër fëmijë.

Bezos mbante 16.3% të aksioneve të Amazon ndërsa tashmë do të zotërojë vetëm 75% të tyre ku 25% shkojnë për gruan e tij.

Kjo e fundit vendosi ti jepte atij të gjitha të drejtat e votimit dhe të tërhiqej nga Washington Post dhe firma Blue Origin. Sot Amazon është një prej distributorëve më të mëdhenj në botë me 232.8 miliardë dollarë shitje.

Jeff Bezos dhe familja e tij kanë një pasuri prej 131 miliardë dollarësh sipas Forbes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fitimi i Samsung bie me 60%

Lajmet e fundit>