Blog

Dizajneri bën 100 mijë dollarë në një javë me ikona për iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Tetor 2020
0
Por pas debutimit të iOS 14 në Shtator, përdoruesit kanë mësuar se Apple lejon përshtatjen e ekraneve duke ndryshuar ikona si të dëshironin. Dizajneri bën 100 mijë dollarë në një javë me ikona për iPhone

Një dizajner fitoi mëse 100 mijë dollarë në më pak se një javë pasi postoi një cicërimë në rrjetin social Twitter ku ishte një koleksion ikonash për aplikacionet e iPhone.

Krijuesi i njohur si Traf, tha se prodhoi përmbajtjen e duhur në kohën e duhur dhe popullariteti i tij u rrit sidomos pas mbështetjes nga YouTuberi Marques Brownlee.

Ai kishte vënë re një trend të fundit me njerëz të cilët publikonin fotot të ndërfaqeve të reja të iPhone me ikona shumëngjyrëshe dhe widgets.

Edhe pse kjo nuk përbën risi për Android, Apple asnjëherë nuk a ofruar mundësinë përdoruesve në të kaluarën të përshtatin pamjen e iPhone në këtë mënyrë, të paktën në rrugë zyrtare.

Por pas debutimit të iOS 14 në Shtator, përdoruesit kanë mësuar se Apple lejon përshtatjen e ekraneve duke ndryshuar ikona si të dëshironin.

Kështu Traf ndau ikona minimaliste monochrome në Twitter dhe njëherë u shndërruan në hit. Ai kërkonte 28 dollarë për një set. Tani ai ka gjeneruar mëse 140 mijë dollarë dhe ka 5,000 konsumatorë.

Shitjet shpërthyen pasi Marques Brownlee i reklamoi në kanalin e tij YouTube me 12 milionë ndjekës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sot 36 vite më parë Apple prezantoi pajisjen që do revolucionarizonte industrinë e kompjuterëve