Analiza

Dizajnet e pajisjeve Samsung të njëjta me ato të Apple

Publikuar , 08 Gusht 2012
0
Dizajnet e pajisjeve Samsung të njëjta me ato të Apple

Apple gjatë ditës së hënë solli ekspertin e vet të parë, Peter Bressler, i cili tha se dizajnet e pajisjeve Samsung ishin “thelbësisht të njëjta” si të Apple, por nguroi kur u ballafaqua me avokatët e ndërmarrjes jug- koreane.

Në dëshminë e vet, Bressler, i cili është themelues i ndërmarrjes së dizajnit Bresslergroup, i’a paraqiti gjykatës dizajnet e shumë tabletëve dhe smartfonëve të Samsungut në përpjekje për të ilustruar ngjashmëritë e tyre me patentat e pohuara të Apple.

Ashtu siç është treguar nga CNet, Bressler dyshoi që Samsung shkel një numër patentash që Apple i posedon.

“Mendimi im (është) që ekziston një numër i telefonëve Samsung dhe dy tabletë Samsung që janë në thelb të njëjtë me dizajnin e patentave të (Apple),” tha Bressler. Ai tha që dizajnet janë aq të ngjashme sa që një konsumator do të mund të ngatërronte produktet e Samsungut me një pajisje të Apple, një teori kjo e paraqitur nga një studim i Samsung i konsumatorëve të Best Buy.

Gjatë provimit të tërthortë nga avokati i Samsungut, Charles Verhoeven, Bressler pranoi që ai nuk mundi të gjejë konsumatorë që kanë bërë blerjen e gabuar të produkteve të Samsungut. Eksperti ishte pyetur që të bënte krahasimin mes elementeve të pajisjeve të ndërmarrjeve dhe në një pikë ai tha “ju jeni duke më kërkuar të krahasoj kripën e kikirikut me atë të detit.” Verhoeven pyeti se cili dizajn ishte cili ushqim, për të cilin u përgjigj Bressler, “ky është një nivel i hollësive në të cilin vëzhgimi i zakonshëm kurrë nuk do të mund të ishte i interesuar.”

Pyetjet e mëtutjeshme panë Samsungun duke mbrojtur thënien fillestare në lidhje me pamjen e përparme të iPhone për të cilën Bressler tha se ishte një analizë e pavend e patentave për dizajn. Ai tha që të tetë ilustrimet duhet të përdroen kur të hulumtohet arti fillestar në vend të njërës pamje ndaj së cilës ishte kundër Samsung, shkruan The Verge.

LEXO EDHE:  Huawei thotë se sanksionet Amerikane do të kenë impakt të vogël tek të ardhurat

Bressler thotë që rruga standarde e shikimit në patenta është që të merret dizajni si një tërësi në vend të copëtimit në pjesë të vogla.

“Unë besoj që vëzhgimi i zakonshëm duhet të marrë një përshtypje të përgjithshme se çfarë dizajni është telefoni,” tha Bressler. “Unë nuk besoj që ata duhet të hetojnë hollësi të vogla në rrugën që jeni duke e bërë.”

Beteja e Apple kundër Samsung do të vazhdojë gjatë ditës së martë me më tepër dëshmi nga Bressler dhe nga ekspertja e Apple. Susan Kare, e cila është ish-drejtoresh e NeXT dhe kontribuuese në elementet e para grafike të Mac-ut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>