Lajmet

Dizajni i ri i Instagram shkakton kritika të shumta

Publikuar , 28 Dhjetor 2018
0
Përdoruesit duhej të shikonin postimet horizontalisht në vend të stilit të vjetër vertikal. Dizajni i ri i Instagram shkakton kritika të shumta

Rrjeti social i fotografisë në pronësi të Facebook, Instagram, ju rikthye normalitetit ditën e Enjte pasi një eksperiment gabimisht u bë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Një test që duhej të përfshinte një numër të vogël përdoruesish, u përhap tek një masë e madhe gabimisht.

Përdoruesit duhej të shikonin postimet horizontalisht në vend të stilit të vjetër vertikal.

Ky ndryshim i momentit shkaktoi polemika dhe kritika ku shumë thonin se stili i ri është një mishërim i dizajnin shumë pak popullor të Snapchat.

Aplikacioni i ridizajnuar i Snapchat nuk ka arritur dot të tërheqë përdorues të rinj për shkak të dizajnit të ri i cili është i përafërt me atë që po teston Instagram.

Shefi i Instagram Adam Mosseri kërkoi falje për konfuzionin e shkaktuar dhe tha se ishte rezultat i një incidenti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Harrojeni Galaxy Note 10, ky është telefoni Samsung që duhet të blini

Lajmet e fundit>