Lajmet

Dizajni Material mbërrin edhe në Google Docs

Publikuar , 16 Janar 2019
0
Tashmë edhe aplikacionet në ueb të Google Docs, Sheets, Slides dhe Sites janë në listën e Dizajnit Material. Dizajni Material mbërrin edhe në Google Docs

Gjatë 2018-ës Google dërgoi disa përditësime për aplikacionet e saj duke i pajisur me Dizajnin Material.

Google Photos, Gmail, Google Drive, Google Keep, Google Calendar ishin disa prej tyre.

Tashmë edhe aplikacionet në ueb të Google Docs, Sheets, Slides dhe Sites janë në listën e Dizajnit Material.

Nga dita e sotme versionet G Suite të aplikacione të Google do të pajisjen me dizajnin e ri dhe nga fundi i Shkurtit do të mbyllet si proces.

Kompania dha edhe një pamje të re sesi aplikacionet do të ngjajnë. Megjithatë ndryshimet nuk duken të mëdha. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Panasonic prezantoi kamerën e parë me sensor "organik"

Lajmet e fundit>