Siguri

Doganat e Kosovës konfiskojnë celularë të kontrabanduar

Publikuar , 03 Korrik 2010
0
Doganat e Kosovës konfiskojnë celularë të kontrabanduar

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganave të Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të valixhes së tij në X-Ray është vërejtur nga zyrtarët doganor se ka mall në valixhe.

“Pasagjeri është ndaluar në kanalin e gjelbërt nga dogana, por pala nuk është ndaluar dhe ka vazhduar të dalë jashtë, por me ndihmën e policisë kemi arritur ta ndalim dhe më pas pasagjeri i është nënshtruar një kontrolle të valigjeve dhe trupore”, ka thënë ai.

Sipas Stavilecit në valigjet e tij janë gjetur 130 telefona kurse në trup janë gjetur 2 telefona mobil dhe disa fatura për telefona.

Sasia e teresishme është si në vijim: Samsung – GT-E 1080 i – 47 copë, Samsung – GT –C 3010 – 24 copë, Samsung – GTC 2120 – 25 copë, Sony Ericsson – W 205 – 32 copë, Samsung C 3050 – 2 copë, Nokia 1661 – 6 copë, Nokia 1209 – 3 copë, Nokia 2720 – 1 copë.

Stavileci ka bërë të ditur se vlera e gjithëmbarëshme e mallit është mbi 3000 euro. Me celularët e përmendur më lartë ka pasur edhe paisje percjellse për ta si:- Bateri për telefona – 135 copë, Adaptera për rrymë – 33 copë, ndëgjuse për telefona – 25 copë

“Pala e lartëpërmendur është perseritës i kundërvajtjeve me llojin e njejtë të mallit, kështu që ky rast është rasti i trete i kundervatjës së njejtë”, ka thënë zëdhënësi Stavileci. 

Rasti i parë sipas tij ka qenë me daten në tetor të vitit të kaluar me 222 telefona, rasti i dytë me 27 mars të këtij vit me 203 telefona dhe sot me 140 telefona.

“Më këte rast pala ka kryer kundërvajtje doganore sipas nenit 250 paragrafi 3 të Kodit Doganor dhe Akcizave te Kosoves.

LEXO EDHE:  WhatsApp rregullon një problem serioz sigurie

Lajmet e fundit>