Biznes

Dogecoin hyn në platformën e Coinbase

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Qershor 2021
Shumë ekspertë të industrisë e kanë kritikuar kriptomonedhën si të mbivlerësuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve kriptomonedha nuk është ndalur. Dogecoin hyn në platformën e Coinbase

Ndërsa Dogecoin po rritet në popullaritet, shumë fansa të crypto kanë shpresuar se platformat do ta bënin më të aksesueshme. Tashmë platforma shumë popullore Coinbase bëri të ditur se përdoruesit mund të tregojnë Dogecoin.

Që nga data 3 Qershor përdoruesit e kësaj platforme mund të tregtojnë Dogecoin dhe për momentin është i disponueshëm vetëm për përdoruesit Coinbase Pro.

Aktualisht vetëm transferimi në një llogari me Dogecoin do të lejohet dhe jo blerja. Vetëm pasi një sasi e mjaftueshme Dogecoin të jetë i disponueshëm për tregtim, atëherë Coinbase do të lejojë blerjen me valutë.

Shumë ekspertë të industrisë e kanë kritikuar kriptomonedhën si të mbivlerësuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve kriptomonedha nuk është ndalur.

Që prej vitit të kaluar vlera është rritur me 13,600 perqind. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakeri 17 vjeçar i Bitcoin përfundon 3 vite në burg