Harduer

Doktori përdor kamerën e iPhone 13 për të trajtuar pacientët me probleme me shikimin

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2021
Ai ka publikuar disa foto të një pacienti që kishte pasur transplant të kornea dhe që kishte fotografuar çdo ditë për të parë nëse po shërohej plaga. Doktori përdor kamerën e iPhone 13 për të trajtuar pacientët me probleme me shikimin

Një prej funksionaliteteve të reja të sistemit të kamerave të iPhone 13 është modaliteti Macro ku përdoruesit mund të kapin foto të objekteve duke afruar sensorin shumë pranë.

Ndërsa shumica e përdoruesve e kanë përdorur Macro për të kapur detajet e natyrës, doktori Amerikan Tommy Korn po e përdor kamerën e iPhone 13 për trajtim të syrit.

Në një postim në blog ai ndau një histori sesi kishte përdorur iPhone 13 Pro Max për të kontrolluar syrin e një pacienti. Falë Macro, Korn mund të kapte foto tejet të detajuara të syrit të njeriu.

Ai ka publikuar disa foto të një pacienti që kishte pasur transplant të kornea dhe që kishte fotografuar çdo ditë për të parë nëse po shërohej plaga.

Korn tha se një funksionalitet i tillë është tejet i dobishëm në telemjekësi. Edhe pse ka përfshirë funksionalitetin, iPhone 13 Pro dhe Pro Max nuk kanë një sensor të dedikuar Macro për përdorin kamerën me kënd super të gjerë 120 gradë për të realizuar imazhe Macro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple dërgon një përditësim emergjent në iPhone dhe iPad