Lajmet

Domeni i Kosovës, problem politik e teknik

Publikuar , 26 Maj 2010
0
Domeni i Kosovës, problem politik e teknik

Sipas një interviste të dhënë kohë më parë për Radio Dukagjinin nga një zyrtar i Korporatës Ndërkombëtare të Internetit për përcaktimin e emrave dhe numrave ICAAN, Mike Davies, thuhej se Kosova mund të ketë domen edhe pa qenë anëtare në Kombet e Bashkuara

Sipas Davies, Kosova ka të drejtë për domen shtetëror pa pasur ulëse në OKB, duke thënë se kjo organizatë duhet të njoh Kosovën si një territor gjysmë autonom dhe kjo do të mjaftojë. “Kosova nuk e ka të domosdoshëm anëtarësimin në OKB, për të fituar domenin e saj” tha Davies.

E në anën tjetër, shumë njerëz ishin skeptik në lidhje me këtë lajm pasi që kjo drejtpërsëdrejti bie në kundërshtim me Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe me statusin e saj si shteti i pavarur dhe sovran. Një njohje e tillë nga ana e OKB-së, do të ishte shkelje e pavarësisë dhe Kushtetutës së Kosovës dhe nuk do të ishte e favorshme, vetëm për të fituar të drejtën për domen shtetëror.

Zëdhënësja e ICANN, Michele Jourdan deklaroi për PC World Albanian se çdo gjë duhet të shkojë në bazë të standardit ISO 3166-1, për të cilin mund të lexoni më shumë këtu.

“Deri më tani, persona individual dhe organizata tjera të interesuara në marrjen e TLD-ve të “tyre” kanë qenë duke kërkuar përfshirjen e emrave “të ri shtetëror” në ISO 3166-1 në mënyrë që të fitojnë një element alpha-2 kod nga ISO 3166/MA dhe më pas një ccTLD nga ICANN” deklaroi ajo.

“Kërkesa të tilla janë tërësisht të kota, sepse e vetmja mënyrë për të futur një emër të një shteti në ISO 3166-1 është, regjistrimi i tij në një prej këtyre burimeve ose në Buletinin e Kombeve të Bashkuara për Terminologji të Emrave të Shteteve ose në Divizionin e Statistikave të UN-it për përdorim statistikor për kode të Shteteve dhe Regjioneve” u shpreh Michele për PC World Albanian.

LEXO EDHE:  ICTSmedia ofron pozicione vakante pune në Tiranë dhe Korçë

Sipas saj personi i intervistuar nga Radio Dukagjini, përkatësisht Mike Davies, ka thënë se njohja u ofrohet vetëm anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, që sipas saj nuk është tërësisht e saktë.

“Standardi ISO është definitiv dhe ofron zgjidhje shumë më të gjerë për sa i përket kësaj çështjeje”

Ajo shtoi se ICANN nuk do të përpunojnë ndonjë kërkesë për të krijuar një ccTLD (kod shtetëror të domenit të nivelit më të lartë) derisa subjekti të jetë i listuar në standardin ISO 3166-1, por në fund të fundit, sipas Michele, zyrtarët e duhur të Kosovës do të duhej të bisedojnë me Kombet e Bashkuara në Lidhje me vendosjen e Kosovës, në njërën prej dokumenteve që u përmenden më lartë.

“Nëse dëshironi domen, atëherë kjo është rruga që duhet ndjekur” u shpreh ajo në deklaratën e saj.

Lajmet e fundit>